Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Do te studiosh? Une te pres gishtat! Empty Do te studiosh? Une te pres gishtat!

Sat 17 Dec 2011 - 3:11
Do te studiosh? Une te pres gishtat! Vajza-gishtat-e_prereNje djale 25 vjec eshte arrestuar nga policia ne Bangladesh, sepse ka prere me nje hanxhar gishtat e gruas se tij per shkak se deshironte te ndiqte studimet.

I riu, nje punetor emigrant ne Dubai, ka rrefyer te verteten per policine sipas te perditeshmes The Daily Star.

Ngjarja ka shkaktuar shume zhurme dhe nje korr denimesh nga ana e organizatoreve te mbrojtjes te te drejtave njerezore, te shqetesuar per rritjen e dhunes ne familje.

Dy jave me pare, viktima Hawa Akhter Jui, 21 vjece, ishte thirrur ne shtepine e kunates se saj me preteksin se bashkeshorti i saj Rafiqul Islam, i kishte sjelle nje dhurate nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pas pak ditesh ai ka mberritur, e ka mbyllur ne nje dhome, i ka mbyllur syte duke i thene se donte t’i bente nje surprize. Pastaj me nje hanxhar i ka prere brutalisht te gjitha gishtat e dores se djathte.
“Nese nuk do te kishte nderhyre kunata ime, ndoshta ai do te kishte bere te njejten gje edhe me doren e majte”, tregon Jui, qe tashme gjendet ne shtepine e prinderve te saj dhe e vendosur per te ndjekur studimet duke mesuar te shkruaje me doren e majte.

Te dy u martuan tre vite me pare, ndersa ai braktisi studimet per t'ju futur punes. Vajza ishte regjistruar ne universitet kunder keshilles se bashkeshortit.

Doktoret kane thene se gishtat nuk mund te ngjiten me, pasi vajza ishte cuar ne spital tre ore me vonese dhe ne momentin e pare kishte thene se behej fjale per nje aksident gjate puneve te shtepise.
Vetem pas insistimit te mjekeve per te ditur ku kishin perfunduar gishtat, Rafiqul, ka pranuar se ato ishin hedhur ne plehra, ku u gjeten pas nje kohe te gjate dhe ishin te papershtatshem per nje operacion kirurgjikal.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi