Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Steriliteti ka një lidhje me ushqimin dhe hormonet Empty Steriliteti ka një lidhje me ushqimin dhe hormonet

Sat 17 Dec 2011 - 11:12
Steriliteti ka një lidhje me ushqimin dhe hormonet Steriliteti-300x177Nuk po arrin dot të mbetesh shtatzënë? Provo të kontrollosh ushqimin tënd. Sepse ka një lidhje të ngushtë mes ushqimit dhe hormoneve.

“Njeriu është, çfarë ai ha”, thuhej dikur në kohët e lashta. Flitet për një kujdes të madh, që vlen më shumë për femrat, nëse mendohet që bazat ushqimore furnizuese që ndodhen në organizmin femëror sintetizojnë hormonet e domosdoshme për një shëndet të plotë.

Çfarëdo lloj diete të gabuar, të cilën mund ta keni ndjekur për një kohë të gjatë, kushtëzon bazat e domosdoshme ushqimore të cilat ndikojnë pastaj negativisht në shëndet dhe në efektivitetin e aparatit riprodhues.

Në rrezik është mbi të gjitha përqindja e pjellorisë që mund të arrij dhe në një sterilitet, pa qenë të ndërgjegjshme, apo para anoreksisë (sëmundje e cila godet një numër gjithnjë e më të madh të femrave nga mosha 15-35 vjeç.

Çrregullimi i ciklit

Pjelloria e një femre është një dhuratë që duhet të ruhet me kujdes falë bazës ushqimore që përbëhet nga një raport i ekuilibruar karbohidratesh, yndyrash dhe proteinash. Por për fat të keq shumë vajza ndjekin objektivin për t’u dobësuar duke eliminuar shumë ushqime të domosdoshme për një rregullsi hormonale.

Një problem anësor? Jo tamam. Kërkimet e fundit konfirmojnë se, 30% e femrave në përgjithësi që ndjekin dieta të përpunuara nga ato vetë, kanë vërtet probleme shëndetësore, pastaj një pjesë e mirë vuajnë nga bulimia, dhe një pjesë tjetër nga anoreksia.

Organizmi ndjen menjëherë çrregullimin dhe fillon të japë sinjale. Kështu p.sh cikli çrregullohet, reduktohet edhe cilësia e zgjatja e fluksit. Kjo do të thotë që organizmi hyn në rezerva duke aktivizuar mekanizmat mbrojtëse siç është p.sh edhe reduktimi i humbjes së gjakut menstrual.

Në një kohë të dytë, cikli shtohet, d.m.th është i shpeshtë. Ky është sinjali që edhe ovulacioni është zhdukur, dhe bashkë me këtë është zhdukur edhe mundësia që një vezë të fekondohet nga një spermatozoid.

Ushqimet bazë për një pjellori të mirë

Për fat të mirë problemet e ovulacionit të shkaktuara nga çrregullimet ushqimore, janë të ndreqshme. Mjafton të rifusësh në dietë ushqimet që favorizojnë shëndetin e aparatit riprodhues.

Një gabim i shumë femrave, të cilat ndjekin dieta të sajuara nga vetja e tyre, është p.sh, evitimi i yndyrave vegjetale siç është vaji i ullirit. Kjo provokon çrregullime në cikël si dhe në mundësinë për të ngelur shtatzënë.

Përveç vajit të ullirit që është i domosdoshëm për hormonet seksuale femërore, është edhe hekuri (rreth 18 mg në ditë) të cilin e gjejmë tek peshku, mishi, zarzavatet. N.q.s një grua është e mërzitur dhe nuk ka dëshirë për një lidhje seksuale, ajo nuk është në gjendje psikofizike ideale që të “lindë” një fëmijë.

Duhet patjetër të ushqehet edhe me produkte ushqimore që përmbajnë zinkun (7 miligram në ditë), një faktor që favorizon procesin e ovulacionit. Duhet të ushqeheni me mish, peshk apo fruta deti, vezë, fruta të thata. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi