Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Greta Koçi “Shuan” Ëndrrën Për Politikë Të Ermelës Empty Greta Koçi “Shuan” Ëndrrën Për Politikë Të Ermelës

Sun 18 Dec 2011 - 1:56
Message reputation : 100% (1 vote)
Greta Koçi “Shuan” Ëndrrën Për Politikë Të Ermelës Ermela5Një katapultim i menjëhershëm në politikë do t’i kishte shijuar dhe Ermela Mezurajt, fitueses së “Big Brother 5”, ashtu si shumë të rinjve, kryesisht artistë që kemi parë të përfshihen së fundi në forume partike.

Direkt pas daljes nga loja si fituese e 100 milionëve të depozituara në bankë, natyrisht që Ermela kërkonte më shumë nga jeta. Iu duk se ato para që i kishte dëshiruar aq shumë, nuk po i hynin aspak në sy, kur mendonte se ambicies së saj për t’u bërë prezantuese në televizion i duhej një mbështetje më e fuqishme. E shquar për natyrën pa komplekse, qoftë edhe për të shprehur hapur dëshirat e saj të mëdha.

Me bindjen se ajo është lindur për televizion, natyrisht që ishte ndër të vetmet që e shprehu hapur se pas mbylljes së lojës së vëzhguar nga kamerat, ajo po kalonte një periudhë “hendeku” në jetën e saj, pasi s’po merrte ofertat që kishte pritur pas popullaritetit të madh të fituar nga “Big Brother”. Në fillim ndryshoi punët në jetën e saj private, pas ndarjes nga Ervin Sinjari dhe rikthimi tek ish i dashuri pas 7 vitesh, një djalë nga Lezha me emrin Joti, me të cilin nisi bashëkjetesën në Tiranë tre muaj më parë.

Pas kësaj, Ermela tentoi të marrë një pozicion të mirë në Forumin Rinor të PD-së, duke synuar pikërisht postin e nënkryetares së Forumit Rinor të PD-së, që u mor nga këngëtarja 20-vjçare, Greta Koçi.

Momentalisht, Ermela është e përfshirë në programin ” E Diell” në Top-Channel ku kërcen në krah të aktorit Florjan Agalliu.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi