Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Frieda Pinto, Indiania Që Po Pushton Hollivudin  Empty Frieda Pinto, Indiania Që Po Pushton Hollivudin

Sun 18 Dec 2011 - 2:28
Frieda Pinto, Indiania Që Po Pushton Hollivudin  Freida-Pinto1Aktorja indiane Frieda Pinto, është një yll në ngjitje. 27-vjeçarja indiane e ka përdorur më së miri pamjen e saj të bukur në rikthimin në ekran si orakulli Phaedra në filmin epik mitologjik “Të pavdekshëm”. Ndonëse bukuria e dukshme e aktores ka pushtuar publikun që nga roli i saj debutues në 2008-n në filmin që meritoi çmim “Oskar”, “Slumdog milionare”, ajo planifikon që të ndërtojë një karrierë e cila shkon përtej së bukurës, jo vetëm në Bollivud, por edhe në homologun e famshëm, Hollivud. Frieda është rrëfyer për mediat e huaja rreth roleve të saj surprizuese, se çfarë e bën lidhjen e saj me aktorin tjetër protagonist të “Slumdog milionare”, gjithashtu indian; të vazhdojë e fortë dhe se si herë pas here diploma e saj në psikologji i hyn në punë. Ajo është e përkushtuar për të qenë një aktore e gjithanshme dhe të bëjë një famë në të gjithë botën, pas suksesit të filmit që u shpërblye me një mori çmimesh. “Nuk dua të njihem vetëm si një bukuroshe. E dua Charlize Theron-in dhe rolin e saj në “Monster”. Dua që të luaj disa pjesë që më sfidojnë dhe me inspirojnë. “Slumdog Millionaire” flet për fatin dhe udhëtimi im personal nëpër këtë film me ka bërë të kuptoj fuqinë dhe fatin”, – ka thënë Freida, e cila ka treguar se ka qarë kur e ka parë për herë të parë filmin, ndërsa ka shtuar se është e kënaqur me saktësinë me të cilën është paraqitur realiteti në këtë produksion. “Mund të them se ky film komunikon me pulsin e këtij qyteti. Kjo është mënyra e Mumbait që nuk duhet të fshihet dhe të bëj diferencime në mes të varfra dhe të pasurve. Të varfrit dhe të pasurit jetojnë më njëri-tjetrin, dhe varfëria e tij është pjesë e një strukture që e zbukuron atë”, – ka shtuar 27-vjeçarja për qytetin indian. Pak kohë më parë, mediat e huaja shkruan se Pinto do të jetë gjithashtu protagoniste në filmin e ri “007” përkrah Daniel Craig-ut, pra do të jetë “Bond Girl”. “Sipas “Daily Mirror”, filmi do të ketë regjisor Sam Mendes-in, dhe do të ketë si protagoniste tjetër femërore amerikanen Olivia Wilde. Pinto pritet të firmosë një kontratë prej 3 milionë sterlinash, kanë thënë burime pranë produksionit të “007”-s. Aksioni do të zhvillohet në Afganistan. Është ironik fakti se para suksesit të “Slumdog milionare”, Pinto mundohej vazhdimisht për të fituar ndonjë rol kinematografik, por një nga kritikat që merrte ishte se “nuk dukej mjaftueshëm si indiane”.

Si të interpretosh një orakull

“Më duhet të kujtoja vazhdimisht se duhet të isha sa më e qetë dhe Zeni të ishte e mundur. Nuk më është dashur të bëj kërkime të thella, sepse ky është një version krejtësisht tjetër nga ai që kemi lexuar në libra”.

Skena erotike me Henry Cavill-in

“Këto lloj gjërash janë gjithmonë të parehatshme, kudo që t`i bësh. Nuk ka asnjëherë një kohë të duhur për këto lloj skenash, sepse kanë të bëjnë me intimitetin. E them me sinqeritet që unë nuk e parapërgatit veten. Thjesht dal në set dhe bëj atë që duhet të bëj. Kjo është puna ime dhe përpiqem ta ndaj atë nga realiteti”.

Frymëzimi i fëmijërisë

“Për sa i përket dëshirës për të aktruar profesionalisht, unë sjell në mendje Charlize Theron-in kur interpretonte “Monstrën”. Kur e shihja në atë rol, unë thoja “Uau!”. Mendoj se kur dikush kaq e bukur sa Charlize arriti të shkonte në një drejtim krejtësisht të kundërt dhe ta shndërronte veten në një “monstër”, siç e thotë edhe filmi, aq më tepër që në këtë që bënte kishe shpirt, qenë fantastike dhe një punë brilante”.

Duke nxjerrë maksimumin nga diploma e universitetit

“Mos më pyesni se si më ndihmoi diploma e ekonomikut, sepse nuk e di! Unë e lashë fare për psikologjinë. Ndonjëherë kur t’i flet me dikë, kjo të kujton diçka të cilën e ke lexuar në të kaluarën dhe sigurisht, unë nuk dua të bëhem superanalitike për aq kohë sa nuk jam psikologe, por gjithsesi diploma e Psikologjisë të ndihmon të kuptosh më mirë psikikën e një karakteri. Kurse ekonomia… nuk e di.”

Planet e karrierës

“Vetëm kaq mund të bësh gjatë karrierës tënde. Të fokusuarit në një zhanër do të më kufizonte në drejtim të asaj se çfarë mund të bëj dhe mundësisht jap. Nuk dua të endem thjesht në gjëra të cilat më stereotipizojnë në njëfarë mënyre apo më pengojnë të marr role të ndryshme. Unë dua të bëj gjithçka, që nga kinemaja e pavarur e deri te filmat me buxhet të madh. Kjo është bukuria e profesionit, çdo ditë është një intervistë e re pune. Dua ta shijoj të gjithë këtë”.

Duke gjetur gjuhën e përbashkët me Dev-in

“Dukem si disk i thyer kur e them këtë, por askush përveç ne të dyve nuk e kupton dot atë që kemi kaluar, sepse ne kemi lundruar në të njëjtën varkë. Besoj se kur flasim për të ardhmen dhe për hapat e radhës, si për shembull filmi i radhës apo projekti i radhës, ne të dy e dimë se sa larg kemi shkuar krahasuar me njeriun nervoz që unë isha në vitin 2008. Unë dua ta di opinionin e tij, gjithashtu edhe ai do t`i dijë mendimin tim për diçka. Unë mendoj se ky lloj mirëkuptimi vjen sepse ne e njohim mirë njëri-tjetrin”.

Aktori i saj i preferuar

“Si një aktore aziatiko-indiane që jam, njerëzit presin gjithmonë që unë të përmend ndonjë tjetër aktore. Por unë nuk kam pse të mendoj më në këtë mënyrë, sepse bota është e vogël dhe ne jetojmë në një kohë kozmopolitane. Ndaj unë do të përmendja një aktor mashkull. Rrugëtimi profesional që Javier Bardem ka zgjedhur, është frymëzues”.

Për fytyrë të bukur, lëng perimesh

“Sekreti i fytyrës sime është pikërisht lëngu i perimeve”, – ka thënë aktorja, e cila tashmë është edhe fytyra reklamuese e gjigantit të kozmetikës “L’Oreal”. “Perimet kujdesem që t’i marr gjithmonë sa më të freskëta, pasi veç faktit që më sigurojnë lëkurë të mirë, më mundësojnë edhe një tretje të lehtë”, – ka vijuar Pinto, e cila ndonëse konsiderohet si një ndër femrat më të bukura të botës, ka dyshime për trupin e saj, për të cilin nuk mendon njëlloj si edhe për fytyrën.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi