- Ajo...Princeshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 32
Postime : 21467
Hobi : .
Vendndodhja : Te shpia Re
Anetaresuar : 29/05/2011
Ermal Fejzullahu lë pas gjithë VIP-at, blen shtëpi 600 mijë euro
Wed 21 Dec 2011 - 12:58
Nuk shpenzojnë sa yjet botërore, por për nivelin e zhvillimit të vendit i tejkalojnë disa herë shpenzimet, natyrisht,sepse të ardhurat i kanë më të larta sesa personat në radhët e popullsisë.
Falë koncerteve në trojet shqiptare, por edhe në diasporë, kudo ku ka shqiptarë, këngëtarët tanë kanë arritur të fitojnë shuma të mëdha parash dhe të vënë mënjanë kursime të konsiderueshme. Për më tepër që nuk paguajnë tatim mbi fitimin (taksa), por kjo do të jetë objekt i një shkrimi tjetër.
Këngëtarët meshkuj duken më të favorizuar nga femrat, sepse këtyre të fundit u duhet të shpenzojnë shumë jo vetëm për pamjen e jashtme, kremrat e kushtueshëm dhe veshjet luksoze, por siç e kemi vënë re tendencën e këtyre kohëve, edhe për ndonjë ndërhyrje kirurgjikale plastike tek-tuk.
Nëse do bënim një renditje të personazheve VIP që kanë shpenzuar më shumë gjatë vitit 2011, pra vitit që po lëmë pas, me siguri i pari në këtë listë do të ishte Ermal Fejzullahu, i cili pak muaj më parë ka blerë në n nga lagjet e Prishtinës një vilë që ka kushtuar plot 600 mijë euro dhe ku jeton së bashku me të shoqen, Arianën dhe djalin e tij.
Këngëtari që do të bëhet shumë shpejt edhe me një fëmijë tjetër duket se do të pasohet nga një tjetër kolege e tij, Nora Istrefi, e cila është duke ndërtuar gjithashtu një vilë me kosto mbi 500 mijë euro. Nuk duhet të kenë gojë të ankohen këngëtarët për rënien e pagesave nëpër koncerte, sepse kjo do të ishte e turpshme
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi