- Ajo...Princeshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 32
Postime : 21467
Hobi : .
Vendndodhja : Te shpia Re
Anetaresuar : 29/05/2011
Kujdesi ndaj lëkurës së gjirit gjatë terapisë rrezatuese
Wed 21 Dec 2011 - 14:04
Rekomandohet që gjatë terapisë rrezatuese, lëkura të lahet për një kohë të shkurtë me ujë të vakët.
Rekomandohet që gjatë terapisë rrezatuese, së paku një herë në javë të lajmëroheni te mjeku juaj për të kontrolluar gjendjen tuaj shëndetësore, përparimin e terapisë dhe për konsultime.
Duhet të shfrytëzohen banjat neutrale, ndërsa regjioni i lëkurës, i cili rrezatohet, nuk duhet të preket me sfungjer apo ndonjë mjet tjetër gjatë larjes, por vetëm me dorë dhe me gishta. Lëkura duhet të thahet vetvetiu. Gjatë periudhës së terapisë dhe një muaj pas saj nuk preferohet të rruhen sqetullat në anën në të cilën bëhet ose është bërë rrezatimi dhe të mos përdoren deodorante.
Teshat duhet të jenë më të gjëra, pasi që fanellat e ngushta mund ta irritojnë lëkurën, ndërsa më së miri është të përdoren teshat e pambukut me qëllim që lëkura të ajroset më tepër.
Është me rëndësi që gjatë kësaj terapie të konsumohen gjithnjë e më shumë lëngje dhe të shfrytëzohet ushqimi i balancuar, dhe të mos mbahet ndonjë dietë rigoroze apo të kihet uri. Meqenëse gjatë terapisë me rrezatim, pacientët ankohen në lodhje dhe plogështi, rekomandohet që gjatë kësaj kohë të mos bëhet ndonjë punë ngarkuar dhe të ketë sa më shumë pushim
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi