Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Adoleshenca e Rozana Radit Empty Adoleshenca e Rozana Radit

Thu 22 Dec 2011 - 22:45
Adoleshenca e Rozana Radit Rozana_radiRebelimet e artistes që liceun artistik e ndoqi për flaut. Marrëdhënia me djemtë, të cilët kishin frikë ta propozonin dhe makinat që ndalonin përpara shkollës. Ditëlindjet e veçanta në shtëpi dhe lënia e orëve të mësimit për të shkuar tek disko “Refleksioni”. ..Rrëfehet Rozi, çapkënia e skenës, që dikur ka pas mësuar tetë orë në ditë flaut. S’e besoni dot apo jo?! Zbulojeni vetë për më shumë, këtë eksperiencë të saj.Si i kujtoni vitet e gjimnazit?
Unë e para nuk kam bërë gjimnaz, por lice.
Për çfarë e keni ndjekur “Liceun” dhe si ka qenë kjo periudhë për ju?
Për flaut. “Liceu” dhe “Gjuhët e Huaja” kanë pasur një ndryshim nga gjimnazet. Gjëja më e mirë jona ka qenë që ishim shumë të dhënë pas muzikës. Mblidheshim në dhomat e pianos dhe kalonim gjithë ditën duke kënduar aty. Shkolla e muzikës, ndryshe nga gjimnazi, kishte më shumë larmi. Ne kishim p.sh. orën e muzikës së dhomës, orën e orkestrës, orën e pianos dhe çdo ditë e jona kishte si kryefjalë muzikën. Aty ku ka muzikë dhe shoqëri të mirë, kalohet gjithmonë bukur.
Ishte zgjedhja juaj “Liceu Artistik”, apo jua diktuan prindërit?
Jo, ishte zgjedhja ime.
Çne flaut?
Unë në fakt kisha dëshirë të studioja për saks, por duke qenë se ime motër zgjodhi fagotin, dy vegla të rënda në shtëpi bënin xing (qesh), për këtë arsye kalova tek alternativa e dytë, flauti. Flauti është një vegël shumë e bukur, lum ai që di t’i bjerë mirë. Ne kemi qenë pesë vajza flautiste në klasë dhe me sa më kanë thënë pedagogët, sepse unë përveç shkollës ndiqja edhe kurse private, kam qenë më e mira e klasës. Klasën e kam pasur shumë të mirë. Në klasën tonë kishte 5 flautistë, 2 kitaristë, kishte për kanto, d.m.th ishte një orkestër e vogël dhe shumë prej tyre vazhdojnë sot në Teatrin e Operas dhe Baletit, madje janë emra shumë të njohur. I vetmi merak që më ka mbetur nga vitet e gjimnazit është që nuk kam kontakte me një mikeshën time shumë të mirë, të cilën e kam pasur nga viti i parë deri në vit të katërt. Nuk e di se ku ndodhet, e kam kërkuar gjithandej, edhe në Facebook. Mendoj se është jashtë. Me pjesën tjetër kam kontakte, madje shumë prej tyre janë bërë pedagogë.
Shoqëritë e gjimnazit thatë që i ruani, sa shpesh takoheni?
Sigurisht, madje si sot para një viti isha tek shoku im më i mirë, Gelsi, të cilin disa nga gazetat ma bënë edhe të dashur.
Sa orë keni mësuar në ditë?
Tetë orë në ditë flaut.
Po lëndëve të tjerë i kush tonit rëndësi?
Letërsisë shumë, kurse në matematikë nuk isha mirë.
Çfarë rezultatesh keni pasur?
Matematikën e kam pasur 7, biologjinë 8, por letërsinë dhe fizkulturën i kam pasur gjithmonë 10. Flautin e kam pasur 10, pianon gjithashtu. D.m.th lëndëve që më pëlqenin, u përkushtohesha.
Keni pasur ndonjëherë debate me mësuesit?
Jo, jo. Fjaloseshim ndonjëherë për mungesat, por jo ndonjë gjë problematike. Unë nuk gënjeja dot, nuk kisha mundësi të merrja ndonjë prind fallco, sepse mua m’i njihnin.
Keni qenë e vëmendshme në mësim?
Kam qenë e vëmendshme nga halli, sepse më thërrisnin babin në shkollë.
Prindërit kanë qenë kërkues ndaj jush për rezultate të larta?
Sa i takon flautit kanë qenë shumë kërkues. D.m.th unë nuk mund të dilja pasdite në rast se nuk kryeja ‘normën’, katër orë një herë dhe katër orë pas një pushimi prej 30 minutash. Nuk dilja dot pasdite vonë për të ndenjur 1 ose 2 orë me shoqet në rast se nuk kisha ndjekur me rigorozitet mësimet. Flasim për flautin, sepse aty kanë qenë më shumë kërkues, ndërsa në lëndët e tjera më pak, por gjithsesi më kërkonin llogari edhe për ato.
I keni frekuentuar club-et e natës në atë kohë?
Faktikisht kemi pas frekuentuar club-et e ditës, sepse në atë kohë kishte diskoteka ditën. Kush na linte me dalë natën ne.
Po orët e mësimit i keni lënë ndonjëherë?
Po, ndonjëherë po.
Dhe ku shkonit? Në këto club-et e ditës?
Zakonisht në kafe, pastaj mbaj mend, u hap një diskotekë “Refleksioni”, mbrapa “Akademisë së Arteve” dhe aty shkonim me klasën. Po nuk është se i lija vetëm unë, i bojkotonim si klasë.
Djemtë ju kanë ‘gjuajtur’ në këtë kohë?
Faktikisht unë shoqërohesha me djemtë më shumë, sepse isha si çun. Di që kam pasur 2-3 adhurues rreth e rrotull, po nuk ia mbante njeriu të më ndalonte.
A vinin djem me makina përpara shkollës, për të ngacmuar vajzat e bukura?
Tek “Liceu” ishte radhë e madhe.
Po juve ju ka ndaluar ndonjë?
Edhe më kanë ndaluar, po s’i mbaj mend.
Në periudhën e gjimnazit ju morët famë…
Në vitin e parë të liceut, unë u shpalla “Miss Plazhi”. Ishte një spektakël i organizuar nga “TVSH”-ja, miss-i i parë në plazh.Adoleshenca e Rozana Radit Rozana2Si reaguan shokët tuaj?
Ishte ajo njohja e parë dhe mua filloi të më përkëdhelej sedra. Pastaj unë jam marrë gjithmonë me aktivitete. Kam prezantuar “RinFestin” e parë dhe në të kanë qenë konkurrentë shumë emra të njohur si: Ledina Çelo, Vikena Kamenica, Juliana Pasha. D.m.th kisha të dhëna që do t’i largohesha muzikës klasike.
Pastaj, si vazhdoi arsimi juaj, pse zgjodhët aktrimin?
Unë gjithmonë e kam dashur filmin dhe teatrin. Pastaj qasja me letërsinë, madje sot takova mësuesen e letërsisë, zysh Albën dhe më tha: E dija që do arrije shumë në fushën e artit, sepse ke spikatur qysh në gjimnaz.
Si e kujtoni mbrëmjen e maturës?
Unë nuk e kisha marrë ende diplomën në mbrëmjen e maturës për shkak të një gabimi që kisha bërë. Këpucët me baltë i përplasa në mur dhe na pezulluan mua bashkë me disa shokë të klasës. Mbrëmja e maturës është bërë tek “Lulishte 1 Maji” dhe mbaj mend që kisha veshur një fustan të verdhë me disa taka të larta. S’kisha veshur kurrë taka aq të larta dhe kujtoj që fustanin e mbajta vetëm një orë dhe vesha pantallona të shkurtra.
Diçka që s’e harroni nga gjimnazi?
Ditëlindjet në shtëpi, kur i mbyllnim dritaret me batanije që të krijonim pak atmosferë romantike, që të bëhej errësirë.
Eraldo Rexho Gazeta Shqiptare
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi