Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rikthehet në jetë orë përpara se t’i merrnin organet  Empty Rikthehet në jetë orë përpara se t’i merrnin organet

Fri 23 Dec 2011 - 16:54
Një 21-vjeçar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u rikthye në jetë nga një gjendje “e pakthyeshme” kome, vetëm disa orë përpara se t’i hiqnin organet për t’i transplantuar në pacientë të tjerë.
Studenti Sam Schmid, nga Arizona, ishte i shtruar që prej disa javësh në spital pas një aksidenti me makinë dhe gjatë të gjithë periudhës së komës, ai mbahej në jetë nga një aparaturë.
Sipas mjekëve, truri i tij kishte vdekur dhe do të ishte e pamundur që Schmid të rikuperonte funksionin e tij. Të përballur me këtë të vërtetë të trishtë, familjarët pranuan që të jepnin organet e të birit për transplant.
Vetëm disa orë përpara se ai të futej në operacion, 21-vjeçari filloi që të jepte shenja jete. “Që prej aksidentit, kam qëndruar përkrah shtratit të tij duke u lutur. Vazhdova të lutesha edhe në ato që do të ishin momentet e fundit të jetës së tim biri, kur papritmas, ai lëvizi dy gishta të dorës”, kujton e përlotur nëna e tij.
Pasi njoftuan mjekët, një skanim i detajuar iu bë trurit të të riut dhe një neurolog arriti në përfundimin se trauma që në fillim besohej si e parikuperueshme, në të vërtetë nuk ishte e tillë. Hemoragjia që kishte pësuar në tru pas aksidentit ishte pastruar dhe ajo nuk e kishte prekur pjesën më jetike të trurit.
Në ditët në vazhdim, Shmid rikuperoi pak nga pak funksionet e trupit dhe ai mund të rikthehet në shtëpi për Krishlindje pa asnjë problem fizik apo mendor.
Megjithatë, nëse ajo lëvizje e lehtë e gishtave do të kishte ardhur vetëm disa orë më pas, 21-vjeçari sot do të jetonte vetëm në trupat që do të merrnin organet e tij.
G.shqip

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi