Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

I heq perçen gjatë lindjes, i shoqi rreh maminë  Empty I heq perçen gjatë lindjes, i shoqi rreh maminë

Fri 23 Dec 2011 - 18:54
I heq perçen gjatë lindjes, i shoqi rreh maminë  IslamiiiNjë mysliman u burgos në Francë, pasi goditi me grusht një mami, e cila po përpiqej t’i hiqte perçen gruas së tij ndërsa ajo ishte në sallën e lindjes.

24-vjeçari Nassim Mimoune ishte nxjerrë më parë nga spitali nga forcat e sigurisë, pasi ishte përpjekur të ndalonte një mjek që të ekzaminonte gruan e tij, duke e quajtur “përdhunues”.

Sidoqoftë, ai përsëri u lejua të hynte deri pranë sallës së lindjes, ku mund të vëzhgonte procesin e lindjes nga një xham ndarës. Në momentin kur një mami po përqej t’i hiqte gruas perçen, një veprim i zakonshëm gjatë një operacioni, myslimani i irrituar theu xhamin dhe e goditi në grusht.

Përpara se të nxirrej përsëri me forcë nga forcat e sigurisë, ai pengoi mjekët dhe gruan e tij që të lindte, duke kërkuar që fillimisht asaj t’i vendosej një perçe e re në kokë, pasi ajo që bashkëshortja e tij mbante u gris.

Pasi spitali ngriti një padi ndaj Mimoune për agresionin e tij ndaj infermieres, një gjykatë në Marsejë e dënoi atë me gjashtë muaj heqje lirie. Në argumentimin e tij, gjykatësi theksoi: “Vlerat fetare nuk mund të jenë më të rëndësishme se sa ligjet e Republikës”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi