Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Xhemi Shehu: S'e Dija C'ishte Lumturia Derisa erdhi Martini... Empty Xhemi Shehu: S'e Dija C'ishte Lumturia Derisa erdhi Martini...

Sat 24 Dec 2011 - 23:19
Xhemi Shehu: S'e Dija C'ishte Lumturia Derisa erdhi Martini... Xhemi-shehu-007b-500-avipXhemi Shehu: Raporti me vjehrren?! I shkelqyer

Emocionet e prezantueses nga dhembi i pare i te birit tek lojerat ne shtepi me te: S’e dija c’ishte lumturia derisa njoha Martinin

"Ne tavolinen e Vitit te Ri, pershesh dhe gjel deti; me mungon shume Adi Krasta"

Ajo eshte nje prej vajzave me te bukura te ekranit. Eshte e dashur, e qeshur, e sinqerte dhe me shume energji pozitive per te transmetuar. Te dielave vjen si mysafire speciale ne shtepite tona, por kete te shtune kemi vendosur te ndryshojme rolet. Kemi shkuar ne ne shtepine e saj. Jemi perpjekur te mesojme detaje nga jeta e Xhemi Shehut brenda mureve te shtepise. Vertet nuk do te sjellim foto nga hapesira e saj private sepse Xhemi deshiron qe ta ruaje te tille deri ne fund, ama permes ketij rrefimi do perpiqemi t’ju bejme te imagjinoni atmosferen ne shtepine e prezantueses se njohur te ekraneve shqiptare. Si simbol te festave ka vendosur vetem pemen e Krishtlindjeve, pasi per zbukurime te tjera s’ka nevoje. Vendin e tyre e plotesojne me se miri lodrat shumengjyreshe te te birit, Martinit te vogel...

Cila eshte atmosfera ne shtepine e Xhemit kete prag festash?
- Kjo ne fakt eshte nje nga periudhat me te bukura te vitit per mua. Me pelqen te kaloj me teper kohe ne shtepi e te eksperimentoj me ndonje recete te re qe ta perdor per naten e 31 dhjetorit. Sigurisht qe atmosfera eshte bere me e ngrohte se ditet e tjera, kjo edhe per shkak te miqve, me te cilet po kalojme me teper kohe mbremjeve.

2011 solli shume gezime ne jeten tuaj...Cfare emocionesh percolli tek ju ndjesia e te qenit nene per here te pare?
- Emocionet per te cilat me pyet jane krejt te papershkrueshme me fjale, e madje as nuk e dija qe ekzistonte kjo lloj lumturie e pamate deri ne castin qe njoha Martinin. Javet e para te memesise ishin aq sa te bukura edhe te veshtira per shkak te mungeses se eksperiences se meparshme prinderore. Tani po shijoj cdo dite e me shume rritjen e tij, proces ne te cilin kane nje merite te padiskutueshme dy gjyshet.

Ku do t'i kaloni keto festa ne pranine e Martinit te vogel dhe bashkeshortit tuaj?
- Martini eshte ende i vogel per te udhetuar larg, e per me teper duke qene se eshte edhe viti i pare i festave per te, menduam qe ta kalojme naten e nderrimit te viteve ne shtepi. Ai tani sapo ka filluar te ambientohet me dhomen e tij, lodrat e veta e nuk do doja kurre ta shkepusja nga rehatia qe ka krijuar natyrshem.

Si e keni dekoruar shtepine, mund te tregojme disa detaje?
- Pervec pemes se Krishtlindjeve qe kete vit ma dekoroi gjithe shije Arbana, nuk ekziston asnje lloj dekori tjeter. Jane mese te mjaftueshme lodrat shumengjyreshe te Martinit qe i gjen ne cdo cep divani apo mobilie.

Po ne tryezen festive, cfare specialiteti do te serviret nga duart e Xhemit?
- Une i qendroj gjithmone besnike ushqimit tradicional qe gatuhet zakonisht. Nuk do ta nderroja me asgje persheshin dhe pilafin qe gatuhen nga lengu i gjelit te detit. Pyetja konsistonte nese do ta gatuaja une? Sigurisht...qe jo. Kam deshire te ha gjera te shijshme, te pakten per Vitin e Ri (qesh).

Cfare dhuratash keni blere? Martinit per shembull cfare i keni zgjedhur?
-Deri me sot kam blere dhurata per miqte dhe te afermit qe kane pasur ditelindjet kete periudhe. Jam munduar te zgjedh me kujdes per gjithsecilin, ne menyre qe te mbeten te kenaqur. posted at albavipnews.blogspot.com. Martini po kenaqet per momentin me nje tullumbace qe ka te stampuar foton e nje personazhi qe quhet Beni. Loder shume ekonomike, por qe e ben ate te hape gojen kur i vjen luga rrotull (qesh).

Sa kohe ju merr djali nga perditshmeria?
- Per aq kohe sa nuk kam angazhime ne pune, i dedikohem teresisht te voglit. Ditet me te jane te mbushura me te papritura, nga te cilat pavaresisht lodhjes une dua te marr vetem kenaqesine e buzeqeshjeve te tij, lojerave shume te thjeshta qe ate e argetojne pafund, veprimeve te reja qe meson apo qofte edhe daljen e nje dhembi te ri.

Gezoni nje forme te shkelqyer fizike. Si arritet t’i menaxhonit kilogramet pas shtatzenise?
- Ne fakt jam ende 2 kilograme mbi peshen time te meparshme, por kjo nuk eshte se me krijon bezdi apo me kerkon ndonje sakrifice qe te heq dore nga ushqimi. Po rikthehem ne formen time dalengadale pa bere asgje te vecante, plus qe nuk kam as kohe edhe sikur te doja.

Si eshte Xhemi ne rolin e zonjes se shtepise? Beni pune? Gatuani?
- Mire do ishte te te pergjigjesha qe gatuaj nga mengjesi ne darke apo qe po me bien thonjte duke lare me dore ngaqe kam merak t’i fus rrobat ne lavatrice se me prishen, por nuk do doja t’i hyja ne hak personit qe kujdeset per shtepine time 3 here ne jave. Gjithsesi kjo nuk do te thote qe nuk gatuaj, perkundrazi e bej me shume qejf. Ama duhet ende te mesoj te gatuaj pa bere aq shume rremuje ne kuzhine.

Raportet tuaja me prinderit e Visit...
- Kjo eshte nje pyetje qe kushdo do t’i pergjigjej pozitivisht e s’besoj se del ndonje per te thene te kunderten. Per fat te mire ky nuk eshte rasti im, pra nuk them qe i kam te mira vetem sepse keshtu duhet. Kam vertet raporte te shkelqyera me ta.

Sa ka ndryshuar jeta juaj kete vit dhe cfare prisni nga 2012?
-Jeta ime ka ndryshuar rrenjesisht kete vit, madje me duket sikur ka rinisur me te tjera prioritete, te tjera kenaqesi e sigurisht dhe te tjera pritshmeri. Nga 2012 kerkoj vetem shendet te mire per vete dhe per te gjithe te afermit e mi, asgje me shume!

Njekohesisht keni festuar dhe 10-vjetorin e "Top Channel". Nje rrugetim i gjate, por le te kujtojme pak fillimet tuaja. Cfare mund te na rrefeni?
- Kam filluar pune ne “Top Channel” ne moshen 20-vjecare, behet fjale per vitin 2003 e nuk e kisha imagjinuar kurre qe do te qendroja kaq gjate ne kete perandori mediatike, absolutisht me e mira ne vend. Kam kaluar krejt natyrshem nga njeri program ne tjetrin, me hapa te vegjel e gjithmone duke menduar asokohe per secilin program se do te ishte i fundit ku do te angazhohesha. E ne fakt ndodhte krejt e kunderta, kam pranuar me kenaqesi te madhe te gjithe formatet qe me jane propozuar. Tani kane kaluar thuajse 8 vjet qe nga hera e pare e daljes sime ne ekranin qe me rriti profesionalisht, periudhe kjo qe do ta mbaj mend gjithmone edhe per etapat me te rendesishme te jetes sime.

Dita me e bukur dhe ajo me e veshtire ne ambientet e "Top Media"
- Dite te bukura ka thuajse gjithmone ne ate lloj ambienti. Te punosh me artiste dhe profesioniste te vertete, mbetet gjithmone kenaqesi e vecante. Momentet me te veshtira, do te klasifikohen ato dite kur jeta te perball me humbjen e befte te dikujt qe ke pasur shume te afert, e nderkohe ekrani te kerkon detyrimisht qe te jesh i qeshur e t’ia transmetosh kete edhe publikut qe po te ndjek.

Cili ka qene kolegu me te cilin ruani raporte te shkelqyera qe nga fillimi e deri me sot?
-Ne pergjithesi kam raporte shume te mira me te gjithe koleget e mi te punes, madje shume prej tyre do t’i konsideroja njekohesisht edhe miq mjaft te mire jashte dyerve te televizionit. Permend ketu Arbanen, Ledionin, Enon, Albanen, motrat Vjollca, Amin dhe Ermalin, qe i kam shume xhan. Kolegu me i mire qe une kam pasur fatin e madh te punoj, e qe sot me mungon shume shume, mbetet Adi Krasta.

Po projekti qe ju ka shijuar me teper?
- “E diell” dhe “Portokalli”, jane dy formatet qe dua me teper.

Kete sezon tek "E Diell" erdhet ne nje rol te rendesishem, ndonese programi ne teresi kishte vend per permiresime. Cilat jane surprizat qe keni pergatitur per puntaten e "Krishtlindjeve"?
- Une tek “E Diell” kam qene dhe jam vetem moderatore. Vazhdimisht ne punen time si prezantuese (ne gjithe keto vite) jo gjithmone kam qene dakord me zgjedhjet autoriale, por ama kam respektuar punen e gjithsecilit dhe kam mbajtur pozicionin tim duke u perpjekur te jap maksimumin, cilido te kete qene formati. Sa i perket puntates se ardhshme, ju ftoj vetem te na ndiqni per te kaluar nje te diele ndryshe dhe plot argetim. Do te te thoja ndonje element surprize, vetem po te me tregoje kush eshte spiuni qe zbulon detajet e programit tone, te cilat ndonjehere i merrni te gabuara (qesh).

Pritshmerite tuaja per sezonin e ardhshem jane per te qendruar ne "E Diell", apo per t'u zhvendosur ne nje tjeter produksion te "Top"-it?
- Mua me kane propozuar dhe programe te tjera, oferta per te cilat jam duke reflektuar. Duke pare e duke bere.

Si perfundim na jepni nje urim per te gjithe lexuesit.
- Urimi shume i perzemert per te gjithe lexuesit e gazetes suaj eshte vetem ky: Shendet e sa me shume pune per te gjithe!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi