Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Erioni dhe Bertina i japin fund lidhjes dyvjeçare Empty Erioni dhe Bertina i japin fund lidhjes dyvjeçare

Mon 26 Dec 2011 - 17:18
Erioni dhe Bertina i japin fund lidhjes dyvjeçare Top333-277x300Bertina Mehmeti: Po, jam ndarë. Erion Zeqiraj: Ende i rezervuar për ta pranuar ndarjen
Ndarja e shumëpërfolur e çiftit Erion Zeqiraj dhe Bertina Mehmeti tashmë është bërë një fakt real i pranuar edhe nga dy ish-lojtarët e “Big Brother 3”. Të kontaktuar nga “Panorama”, Bertina e ka pranuar ndarjen, ndërsa Erioni është shpreur i rezervuar në lidhje me këtë çështje private të tyre. Krisja në lidhjen e tyre, që ndodhi dy muaj më parë, duket se nuk ka mundur të rikuperohet nga të dy, dhe kanë vendosur që secili të shohë rrugën e vet në jetë. Këto javët e fundit ishin të mbushura me thashetheme për një ndarje të mundshme mes tyre, të cilën më pas të dy e mohuan. Por tani duket se një mosmarrëveshje tjetër i ka bërë t’i japin fund lidhjes që u krijua brenda lojës së BB. Siç e shohim dhe në foto, Erioni ka qenë në një aktivitet të televizionit AS në Millenium 1, në shoqërinë e kolegeve të tij. Ndërkohë që Bertina, e cila nuk po e kalon aq qetë këtë ndarje, ka vendosur të qëndrojë në shtëpi duke rezervuar daljet në publik. Nuk ka qenë një ndarje e thjeshtë, pasi gjatë kësaj periudhe ata janë parë të takohen për të sqaruar mosmarrëveshjet mes tyre. Tingëlloi paksa e pabesueshme ndarja e tyre dy muaj më parë, pasi ishte Bertina e para që ndryshoi statusin në Facebook nga “in a relationship” në “single”. Ata provuan të ribashkohen me një ftesë për darkë në shtëpinë e Bertinës, të cilën e organizoi për Erionin. Ende nuk dihen arsyet e sakta të ndarjes, por thuhet për shkak të grindjeve të shumta kohët e fundit. Një nga eksperiencat e fundit televizive të Bertinës ka qenë pjesëmarrja në “VIP Shpija” e Kosovës, ndërsa pohoi se doli e zhgënjyer nga ajo lojë ku morën pjesë shumë personazhe të njohura të artit dhe muzikës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi