Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Çrregullimet e gjumit dhe kërcënimi për shëndetin Empty Çrregullimet e gjumit dhe kërcënimi për shëndetin

Tue 27 Dec 2011 - 21:31
Çrregullimet e gjumit dhe kërcënimi për shëndetin 49815TIRANE - A ju ka ndodhur që të jeni aq të lodhur, sa t’ju zërë gjumi në punë? Për disa nga ju që keni pasur raste të tilla, këto mund të jenë simptomat e një çrregullimi që shkakton probleme me gjumin. Një studim i ri tregon se një ndër çrregullimet është bllokimi i rrugëve të frymarrjes gjatë natës. Personi mund të ketë frymarrje të rregullt në orët e ditës, por kur bie në gjumë, muskujt e sistemit të frymarrjes lëshohen, duke bllokuar rrugët e frymarrjes. Kjo mund të ndodhë 60 deri në 100 herë në orë.

Studimet tregojnë se ky çrregullim është faktor rreziku për goditje në tru apo zemër. Mjekët thonë se në rastet kur nuk marrim oksigjen të mjaftueshëm gjatë frymëmarrjes, zemra punon më fort, duke u lodhur e dobësuar më shumë.

Një studim i ri analizoi problemet e rreth 5 mijë policëve nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja. Policët kanë punë me turne, me orare të çrregullta, kalojnë orë të tëra pa lëvizur në makinat e patrullimit, shpesh hanë ushqim jo të shëndetshëm dhe vuajnë në shumë raste nga çrregullime gjumi:
“40 për qind e policëve në Amerikën e Veriut kishin një lloj çrregullimi në gjumë. Më i zakonshmi ishte bllokimi i rrugëve të frymarrjes. Policët që kishin simptomat e së paku një çrregullimi gjumi ishin më të rrezikuar nga kërcënimi i depresionit, ankthi, diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe një numër problemesh të tjera shëndeti”.

Policët e shtetit Masaçusets të përfshirë në këtë studim kishin ritme më të ulëta të çrregullimeve në frymarrje gjatë gjumit dhe ritme më të ulëta mbipeshe – një tjetër faktor rreziku për probleme gjumi. Përse ky ndryshim?

Fakti është që në Masaçusets, policët inkurajohen të shfrytëzojnë palestrën dhe kohën që u është vënë në dispozicion gjatë orarit të punës, për të bërë ushtrime fizike. Sipas autorëve të studimit, personat me orare të çrregullta pune duhet të vizitohen për çrregullime gjumi dhe të kërkojnë mjekim, si dhe të përpiqen të përmirësojnë sa më shumë shëndetin e përgjithshëm.

(er.nu/VOA/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi