Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nga operat e Bethovenit, një analizë për shurdhërinë e tij Empty Nga operat e Bethovenit, një analizë për shurdhërinë e tij

Tue 27 Dec 2011 - 22:24
Nga operat e Bethovenit, një analizë për shurdhërinë e tij 49749_1SHBA- Një studim interesant retrospektivë i kryer falë partiturave të operave të Bethoven, ka nxjerrë në pah fakte që theksojnë lidhjen e çrregullimit akustik dhe veprave të kompozitorit të famshëm. Nga analiza që i është bërë veprave të Bethovenit është zbuluar se ai në veprat e tij ka preferuar nota me një gjatësi vale të caktuar deri në momentin që shurdhimi i tij nuk ishte absolut.

Kështu është zbuluar se deri në masën që ai mund të dëgjonte muzikën që prodhonte edhe pse në realitet ai e kishte pothuajse të pamundur, Bethoven përdorte nota që ishte në gjendje ti dëgjonte, madje edhe kur dukej e pamundur ai përdorte të gjitha notat e mundshme me gjatësi dhe lartësinë maksimale. Një fakt i tillë është zbuluar nga një studim i kryer nga një grup studiuesish hollandez, rezultatetet e të cilit janë publikuar në British Medical Journal.

Muzika e Bethoven është studiuar duke ndjekur një hark kohor të caktuar që përfshin veprat nga vitit 1778 deri në 1826. Studiuesit kanë vënë në dukje ndryshimet në përqindjen e pranisë së notave të larta gjatë gjithë periudhës. Kështu, nga analiza e parë u vu re një përqindje mesatare rreth 18% e prezencës së notave të larta që shpjegohet me fazën e parë të humbjes së dëgjimit të kompozitorit, e cila erdhi në rritje deri në momentin e shurdhimit të tij të plotë, kur ai mund të dëgjonte muzikë vetëm në nivelin intelektual dhe emocional.

Studiuesit nënvizojnë faktin se me humbjen e shkallës së dëgjimit, kompozitori i famshëm tentonte të zgjaste sa më shumë të ishte e mundur notat muzikore dhe ti përdorte me frekuencë të mesme në mënyrë që të ndiente muzikën dhe tingujt e instrumenteve. .
(el.me/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi