Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Arta Dobroshi aktorja që synon Hollywood-in Empty Arta Dobroshi aktorja që synon Hollywood-in

Wed 28 Dec 2011 - 21:09
Arta Dobroshi aktorja që synon Hollywood-in ArtaSuksesi i aktores kosovare, Arta Dobroshi pritet që vitin e ardhshëm t’i thyej kufijtë evropian të famës së saj në ekranin e madh. Një listë e publikuar së fundmi në sajtin më të njohur që njihet si “çerdhja” e kinematografisë botërore, IMDB (The Internet Movie Database) e nxjerr aktoren kosovare si një nga 21 aktorët e rinj, të cilët gjithsesi duhet t’i prezantohen audiencës amerikane.Arta e cila viteve të fundit njihet për rolet e saj në filmin “Heshtja e Lornës” dhe “Baby” në listën e titulluar “Most Beatiful and Talented Actors That Need To Be Introduced to American Audicences” (Aktorët më të bukur dhe të talentuara që duhet të prezantohen tek audienca amerikane) zë vendin e katërt.Arta Dobroshi aktorja që synon Hollywood-in Arta2-560x361Ka qenë pikërisht roli i saj në filmin “Heshtja e Lornës” që e ka bërë Artën të njohur në gjithë Evropën. Modeli dhe aktori Jon Kortajarena, aktori Elodie Young, pastaj aktori Sam Mounier e Aure Atika përbëjnë top 5-shen e aktorëve më të mirë.
Suksesi i Arta Dobroshit nuk mbaron vetëm me hyrjen në këtë listë. Aktorja, e cila së fundmi ka publikuar lajmin se do të bëjë një film të ri në Kosovë të titulluara “Mitrovica”, ka hyrë edhe në lista të tjera. Ajo është në mesin e aktoreve më të mira të të gjitha kohërave të territorit të ish-Jugosllavisë dhe në listën e aktoreve më të mira të kinemasë frënge për gjatë viteve 2000-2011.Arta Dobroshi aktorja që synon Hollywood-in Arta1-560x369Kësisoj Arta e ka të sigurt që vitin e ardhshëm më së largu do të shkelë Hollywood-in me njërin nga filmat. Filmi i saj dhe i të dashurit të saj Daniel Mulloy, “Mitrovica” ka hyrë në festivalin “Sundance” përkatësisht në formatin e skenarëve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi