Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rikthehet Pazari i vjetër në qendër të Tiranës Empty Rikthehet Pazari i vjetër në qendër të Tiranës

Mon 2 Jan 2012 - 16:26
Rikthehet Pazari i vjetër në qendër të Tiranës Pazari-i-vjeter-i-TiranesRikthehet Pazari i vjetër në qendër të Tiranës Tirana-e-vjeter
Tiranë, 30 dhjetor 2011, NOA – Një nismë për të sfiduar abuzuesit, por mbase edhe për të rikthyer simbolikisht një vlerë të hershme kryeqytetit shqiptar, Pazarin e vjetër, një nga vlerat monumentale dhe kulturore të Tiranës, i shkatërruar për të ndërtuar aty godinën e Pallatit të Kulturës në vitet e diktaturës.

Për të sfiduar të gjithë ata tregtarë që përtej inspektimeve të përditshme nëpër tregjet e kryeqytetit, abuzuan rishtas me çmimet e produkteve të shportës, në vigjilje të natës së madhe të ndërrimit të viteve, duke përdorur etiketa të dyfishta, Bashkia e Tiranës çeli sot për tregtarët e ndershëm, Tregun e vjetër të Tiranës, që gjendet prapa godinës së Teatrit të Operas dhe Baletit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Kjo nismë u ndërmor pasi tregtarë të ndryshëm në tregun e Uzinës Dinamo dhe tek Pazari i Ri, kishin rritur çmimet e ushqimeve, duke shpërfillur edhe monitorimin e përditshëm të Task-Forcës së Bashkisë.

Sipas Panaritit rritja më e lartë e çmimeve në mënyrë të pajustrifikuar u vu re tek Pazari i Ri.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Edmond Panariti gjatë çeljes së tregut tradicional deklaroi se çmimet e aplikuara në këtë treg janë çmimet reale të përcaktuara nga kërkesë-oferta dhe jo çmimet abuzive, që vendosin shumë syresh.

“Ne ndodhemi këtu tek Pazari i vjetër tradicional i Tiranës dhe ne iu drejtuam të gjithë tregtarëve të ndershëm, atyre që kanë mbajtur sistematikisht marrëdhënie korrekte me konsumatorët, duke aplikuar çmime dinjitoze, çmime preferenciale, natyrisht duke garantuar edhe normën e tyre të fitimit, sepse ne jemi një shoqëri e tregut të lirë, por që nuk kanë abuzuar. Këtyre tregtarëve, Bashkia e Tiranës u vë në dispozicion qendrën e qytetit, u vë në dispozicion tregun e Pazarit të vjetër të Tiranës, për të tregtuar mallrat e tyre në mënyrë dinjitoze dhe me çmime konkuruese”, tha Panariti.

Sipas tij, ky treg do të jetë tregu i lirë nëse mbajnë çmimet e duhura, ndërsa tregu i atyre që abuzojnë do të jetë tregu i ngrirë.

“Ata spekulantë që synojnë të mbajnë çmime të larta do të jenë të margjinalizuar. Ky është tregu i lirë, këto janë çmimet reale të përcaktuara nga kërkesë-oferta dhe jo çmimet abuzive që dikush tjetër ka vendosur t’i mbajë. Pa dyshim, ky është tregu i lirë, nëse duan të mbajnë këto çmime, le t’i mbajnë, por tregu i tyre nuk do të jetë treg i lirë, do të jetë treg “i ngrirë”, nënvizoi nënkryetari i Bashkisë së Tiranës.

Gjatë çeljes së pazarit tradicional, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës tha se ky do të jetë tregu i qytetarëve dhe i Tiranës.

“Ne jemi të vendosur që të përçojmë këtë mesazh ndaj konsumatorit, blerësve, ndaj qytetarëve që: Bashkia është përkrah tyre, kundër abuzivistëve, kundër spekuluesve dhe kjo do të jetë një politikë konstante, që nuk do të jetë vetëm në trajtën e fushatave, por do të jetë sistematike, duke filluar që nga viti që vjen”, u shpreh Panariti.

Pazari i vjetër i Tiranës njihej si një nga vlerat më të bukura monumentale të Ballkanit.

Aty ishte e përqendruar tërë jeta e kryeqytetit.

Nëpër rrugicat me kalldrëm ndodheshin dyqanet e artizanatit, lëkurëpunuesve, samarxhinjve, prodhuesit e poçerive, bukëpjekësve, e shumë zanate të tjera, që në atë kohë, ishin tejet të përdorura.

Pazari ishte i përhapur nëpër tërë që niste tek sheshi Skënderbej e vijonte në lagjen e Dibranëve, e më tutje e që sot njihet si Tirana e vjetër.

Kjo zonë me kalldrëm përbënte pikën kyç për Tiranën nga pikëpamja arkitekturore.

Shtëpitë e banimit ndodheshin në lindje të tij, ndërsa në jug më pas u ndërtuan ndërtesat qeveritare të kohës së mbretërisë.

mit/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi