Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Vigani
Vigani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 108
<b>Postime</b> Postime : 3582
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

A mund të ndryshohet një burrë ne dashuri? Empty A mund të ndryshohet një burrë ne dashuri?

Mon 1 Mar 2010 - 23:25
A mund të ndryshohet një burrë?

Rrumbulloni këndet, eliminoni defektet, përshtatni disa sjellje... ai
mund të jetë i përkryer. Mision i mundur? Po. Me kusht që të ndiqni
disa rregulla







Jeni kokë e këmbë të dashuruara. Por ndonjëherë ai ju duket një tip shumë shtëpiak. Ose, kur i flisni, nuk e ka shumë mendjen.

Si të thuash: shumë kështu dhe jo aq shumë ashtu. Por do arrini ta ndryshoni, për këtë jeni të sigurta.



Kjo është normale: dëshira për ta shtyrë partnerin të përmirësohet
është tipike femërore. “Ky rol është rrënjosur në ndërgjegjen
kolektive”, shpjegojnë psikiatrit. “Dhe në një plan më personal,
shpesh, gruaja shfaqet si e aftë të menaxhojë jetën në çift dhe
familjen”. Për të arritur këtë objektiv, gruaja është e gatshme të
bëhet copë e çikë. “Një burrë i zhgënjyer nga gruaja e vet, “mendohet
pak mbi këtë gjë” dhe më vonë largohet nga ajo, duke kërkuar diku
tjetër një formë kompensimi”, bëjnë të ditur disa filozofë. “Gratë, në
të kundërt, i përballojnë problemet dhe përpiqen t’i korrigjojnë
defektet që e bëjnë më pak joshës burrin që duan”. Në fillim shkon çdo
gjë mirë. “Të biesh në dashuri do të thotë të krijosh iluzione, thonë
psikiatrit dhe terapistët e çifteve, një iluzion i shëndoshë ama, pa të
cilin nuk do kishte as tërheqje. Por shpesh, disa aspekte të vlerësuara
në fillim përfundojnë duke mos të të pëlqyer më, kur jeta dhe rutina e
bëjnë të zakonshëm imazhin e tij, deri në atë kohë, të mitizuar”.
Shembull: ambicia shihet si karrierizëm, sensi i humorit kthehet në një
bezdisje dhe dinamizmi në pamundësinë acaruese për ta parë të rrijë i
qetë. Pra, ajo që dikur të dukej interesante, sot të lodh.


Është e vërtetë që të thërrasësh në gjyq një anë të karakterit, do të
thotë të vësh në rrezik konceptin e dashurisë ideale, që përfshin dhe
pranimin e plotë të njeriut që do. Pra, të rrezikosh që ai të të kthejë
shpinën. Prandaj preferon të shpresosh se vetë dashuria do t’i
rregullojë gjërat, por butësisht. Një shpresë e vakët, që rrallë gjen
mbështetje në realitet. Dëshirat e subkoshiencës ngelen kartë e djegur.
Duhet kaluar në fazën e veprimit.



Po kujdes: duhet reaguar atëherë kur je e bindur se marrëdhënia
juaj është solide, që partneri është aq i mësuar me ty sa të pranojë
kritikat.






Të dish t’i prezantosh kërkesat



Të flasësh mund të kthehet edhe në një manovër shumë të guximshme.
“Burrat, ish-djem të mësuar t’u plotësohen të gjitha dëshirat, e kanë
të vështirë të pranojnë se po u vihet në diskutim mendimi”, nënvizojnë
psikiatrit. “Për t’u bërë autonomë, u është dashur të luftojnë ndaj
dashurisë ndërhyrëse të nënës dhe ja ku jeni tani ju, vullneti tjetër
femëror që kërkon t’i mësojë një kod të dhënë sjelljeje, me të cilën
atij i duhet të merret. Dhe është normale të marrin zjarr konflikte”.
Sidomos po t’i merrni gjërat me inat. “Kërkesat për të ndryshuar nuk
pranohen lehtë. Forma që zgjedh pastaj, mund të duket si fajësim, dhe
pse nuk duam”, thonë psikiatrit. “Kush merr një vërejtje, mund të bëhet
shumë i ndjeshëm përballë teknikave të njëjta që përdornin prindërit
dhe të rigjendet në pozicionin e një fëmije”.



Sipas specialistëve ekziston një mënyrë atërore fajësimi: “Ti nuk i
bën detyrat që merr përsipër!”; një mëmësore: “Po të më doje, nuk do
silleshe kështu...”; një vëllazërore: “Nuk bën asnjë përpjekje për t’u
kujdesur për shtëpinë dhe fëmijët. Nuk më ndihmon fare”. Për t’u
mbrojtur, burri kundërsulmon dhe nis një betejë e vërtetë: hakmarrje të
vogla, turinj të varur. Një rreth vicioz. Plotësisht i mjaftueshëm për
të shkatërruar ditët.










Mos e konsidero një çështje pushteti



Të bisedosh? Sipas psikiatërve, nuk është ky shëruesi i të gjitha të
këqijave, sepse dialogu sjell një përballje të partnerëve, në të cilën
zemërata mund të ngjitet në qiell. Nëse duam që tjetri të na dëgjojë
dhe të na kuptojë, më mirë të reflektojmë më parë. “Ndonjëherë ndonjë
email i shkruar me humor ose ndonjë gjest zhdramatizues e sjell si
duhet një kërkesë”, tregojnë specialistët. Për shembull, nëse ti je e
lodhur nga rrëmuja që ai bën në tualet, mund të shkrepësh disa foto nga
peshqirët dhe shampot e ngatërruara pasi ai del nga tualeti për disa
ditë me radhë, mund t’i montosh në kompjuter e t’ia nisësh me email si
një film të frikshëm vizatimor. Kjo do mirëpritet e me siguri ndonjë
efekt do ketë.



Po mirë që mund të përdorim këto taktika për t’i ndryshuar
sjelljet, po nëse do donim të vinim në diskutim bindjet politike ose
pikëpamjen e tij për botën, për ne shumë materialiste? “Gjëja më e
rëndësishme është vija ndarëse”, saktësojnë filozofët. “Këtë ndryshim
ti e do për veten tënde apo për të përfituar çifti? Bëhet fjalë për të
ushtruar pushtet? Për ta rimodeluar partnerin sipas imazhit tënd?
Gjurmët e lëna nga dashuritë e mëparshme të shpërthejnë xhelozinë? Të
gjitha arsye shumë të gabuara që të shtyjnë ta manipulosh tjetrin ose
të përçmosh atë që është”.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

A mund të ndryshohet një burrë ne dashuri? Empty Re: A mund të ndryshohet një burrë ne dashuri?

Mon 5 Apr 2010 - 9:47
Ai qe e ka me te lindur kurr nuk ndryshohet
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi