Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Shakespeare ishte homoseksual”  Empty “Shakespeare ishte homoseksual”

Fri 6 Jan 2012 - 15:12
Një aktor i njohur britanik, i cili ka interpretuar në shumë role të Shakespeare, Sir Ian McKellen, nuk ka asnjë dyshim se shkrimtari me famë botërore që jetoi pothuajse 500 vjet më parë ishte homoseksual. McKellen, i njohur veçanërisht për rolin e tij në “Zoti i Unazave”, deklaroi në “New York Times” se ai ka bindjen absolute që “Shakespeare preferonte raportet seksuale me meshkujt, edhe pse ishte i martuar dhe kishte fëmijë”.Sipas 72-vjeçarit, ai ka arritur në këtë përfundim pasi ka studiuar të gjitha veprat e tendencat e lëna pas prej autorit të madh që jetoi në shekujt XVI-XVII.”Jam i sigurt që Shakespeare ka fjetur me shumë meshkuj. Mendoj se kjo duket qartë tek Tregëtari i Venedikut, ku vendoset në qendër të vëmendjes se si bota i trajton homoseksualët njësoj si hebrenjtë. Është një libër që përshkruan një trekëndësh dashurie midis një burri në moshë, një djali të ri dhe një vajze të bukur. Kompleksiteti i komedive dhe veshjeve të tij teatrale është i tillë që më bën të mendoj se ka qenë e pamundur që ai të mos ketë patur raporte seksuale me të dyja gjinitë”, deklaroi McKellen.

Sipas historisë së njohur, Shakespeare u martua me 26-vjeçaren Anne Hathaway kur ishte vetëm 18 vjeç. Gjashtë muaj më pas, ajo lindi një vajzë, të quajtur Susanna. Më pas, shkrimtari pati edhe dy fëmijë të tjerë me të, vajzë e djalë.
Albo
Albo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4141
<b>Hobi</b> Hobi : bisede
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : alb
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2010

“Shakespeare ishte homoseksual”  Empty Re: “Shakespeare ishte homoseksual”

Fri 6 Jan 2012 - 19:06
Ne veprat e tij ngelet enigme kush ish autori origjinal!!!



Hamendesime ne pafundesi per nje Shakespeare moster.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi