I dhuron vajzës 7-vjeçare 8.500 euro për operacione plastike
Fri 6 Jan 2012 - 22:54
Vajza 7-vjeçare Poppy Burge, ka marrë nga e ëma si dhuratë për Krishtlindje, një çek me 8.500 euro, për t’i shpenzuar për ndërhyrje kirurgjike. E lumtur, vajza u shpreh se nuk mund të merrte dhuratë më të bukur. Ajo do ta përdorë këtë çek vetëm pasi të mbushë 16 vjeç. Mamaja e saj, Sarah Burge, e cila në Angli njihet si “Barbi Njeri”, për shkak të operacioneve të shumta plastike, rreth 100, ka ngjallur diskutime të shumta me këtë veprim. Kjo, duke qenë se vajza e saj 7-vjeçare shprehet se dëshiron të bëhet si e ëma dhe madje të ketë një gjoks të madh, kur të rritet. Burimi i lajmit: /rtvfan.net/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi