Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lamtumirë fotografes së VIP-ave  Empty Lamtumirë fotografes së VIP-ave

Sat 7 Jan 2012 - 16:41
Lamtumirë fotografes së VIP-ave  Arnold-fotografeFotografja e famshme Eve Arnold, e mirënjohur për fotot që i ka bërë Marilyn Monroe, Mlacolm X, Jackie Kennedy dhe mbretëreshës Elisabeth, ka vdekur në Londër në moshën 99-vjecare.

E para grua që u pranua në agjencinë prestigjoze fotografike “Magnum”, Arnold, me origjinë nga Filadelfia, jetonte në kryeqytetin britanik që prej vitit 1962.

Ishte atëherë kur ajo filloi të punonte për “Sunday Times”. Ndërsa në vitin 2003 fotoreporterja mori një cmim nderues nga vetë mbretëresha Elisabeth për kontributin e saj për fotografinë.

Margaret Thatcher dhe Marlene Dietrich kanë qenë gjithashtu objektiv i aparatit të saj fotografik, ndërkohë që nuk mungojnë edhe foto të punëtorëve emigrantë, baristëve të Nju Jorkut, peshkatarëve kubanezë dhe endacakëve afganë.

Një kritike e fortë e McCarthyism-it, aparteidit, varfërisë dhe padrejtësive sociale, ajo jetoi mes komuniteteve hipi dhe lëvizjes së komunitetit me ngjyrë.

Ajo kaloi një kohë të gjatë edhe në shtetet arabe, ku dokumentoi jetën e banorëve në një numër fotografish, të cilat u publikuan në vitin 1971, nën titullin “Prapa Velos”.

Gjatë viteve ’70 asaj iu mundësua një vizitë e rallë në Kinë, ku pati rastin të implementonte një nga projektet e saj në vendin aziatik.

Sipas një zëdhënëseje të agjencisë fotografike “Magnum”, Arnold ndërroi jetë pa vuajtje në një infermieri të Londrës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi