Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Eliza Dushku në SHBA, reklamon birrën “Korça” Empty Eliza Dushku në SHBA, reklamon birrën “Korça”

Sun 8 Jan 2012 - 15:48
Eliza Dushku në SHBA, reklamon birrën “Korça” 50070SHBA - Aktorja e famshme me origjinë shqiptare Eliza Dushku do të prezantojë evenimentin më të madh të teknologjisë në botë CES, ngjarje e cila mbahet çdo vit në janar në Las Vegas të Nevadas. Veç kësaj ajo po e bën më së miri “punën” e Ambasadores së kulturës dhe Shqipërisë nëpër botë.

Kësisoj ajo po reklamon birrën “Korça” edhe në SHBA si një prej produkteve më të mira shqiptare. Nëpërmjet linjës telefonike për “Gazetën shqiptare”, ylli i kinemasë amerikane është konfirmuar tashmë zyrtarisht si ambasadore e CES, një projekt gjigant, në të cilin përfshihen emra të njohur të kinemasë, muzikës dhe sportit, duke prezantuar produktet më të reja të teknologjisë.

Sipas mediave amerikane, aktorja do të përfaqësojë çështje të teknologjisë që lidhem me kinemanë dhe televizionin, sektor ky i cili konsiderohet si prapavija e sukseseve më të mëdha mediatike sot në botë e produksioneve të Hollivudit dhe komunikimit. Në muajin gusht, gjatë vizitës që ajo bëri në qytetin e Korçës e shoqëruar nga biznesmeni Irfan Hasanbelliu në një mbrëmje gala, ka prezantuar birra “Korça” si birrën më të mirë në Shqipëri.

Evenimenti do të mbahet nga data 10 deri në 13 janar dhe pritet që të ftuar të jenë personazhe VIP të kinemasë, muzikë dhe sportit, mes të cilëve emra si: Justin Bieber, Dennis Rodman dhe fituesja e edicionit të fundit të Miss America, Teresa Scanla.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi