Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si të ruhet aroma e parfumit  Empty Si të ruhet aroma e parfumit

Sun 8 Jan 2012 - 21:51
Varshmëria juaj për aromat e këndshme është krejtësisht e kuptueshme, sepse secili dëshiron dhe pëlqen të ketë erë të mirë. Aroma ndikon në gjendjen e shpirtit, e dëshmia më e mirë për këtë është aroma-terapia. Nëse doni t’i përdorni aromat tuaja të preferuara, përdorini me mençuri, sepse ekzistojnë rregulla të cilave duhet t’u përmbaheni nëse dëshironi të lini një erë të këndshme pas vetes. Aroma është si nënshkrimi juaj personal. Nëse dëshironi të lini aromë të këndshme pas vetes, përpiquni t’i keni në konsideratë këshillat e mëposhtme. Vënia e sasisë së tepruar të parfumit mund të ketë efekt të kundërt dhe këtu vërtet që vjen në shprehje teoria, se më pak në fakt është më shumë. Përpiquni të lini pas vetes aromë të këndshme dhe subtile, meqë sasia e tepërt e parfumit mund të jetë shumë bezdisëse. Përshtateni aromën e parfumit me ngjarjen dhe mësojeni dallimin mes forcës së aromave të ndryshme, në mënyrë që të mos e teproni. Parfumin mbajeni larg nga drita Mbajtja e parfumit larg nga drita ndihmon të ruhen vetitë kimike të pandryshueshme, sepse drita mund t’i ndryshojë. Ky ndryshim mund të çojë deri tek ndryshimi i produktit. Mbajeni parfumin në paketimin e vet ose diku larg nga drita, sepse në këtë mënyrë do të mund të kënaqeni me të më gjatë. Edhe parfumin mund ta ruani në frigorifer, sepse në këtë mënyrë do të ruani vetitë e tij, e sigurisht që edhe do të ju freskojë gjatë ditëve të nxehta të verës. Aromë të lehtë apo të rëndë? Ekzistojnë lloje të ndryshme të aromave, e ju duhet të gjeni atë që është e përkryer për ju dhe t’ia përshtatni ngjarjes. Eau fraiche është shumë i lehtë, zgjat rreth 2 deri 3 orë. Eau de Toilette (EDT) ruan rreth 20 për qind të erës së vet gjithë ditën. Eau de Parfum (EDP) zakonisht ruan 30 deri 40 për qind të aromës gjatë ditës. Ekstrakti i parfumit ruan rreth 50 për qind të aromës gjatë ditës dhe jep përqendrimin më të madh të ekstraktit, kështu që edhe është më i shtrenjti. Le të zgjasë Nëse dëshironi që parfumi të zgjasë më shumë zgjidhni produkte shtesë, siç janë gjelet për dush dhe losionet për trup. Bëni dush me gjel, lyejuni me losion për trup në mënyrë që të ushqehet lëkura, e pastaj e vini parfumin. Ku ta vini parfumin? Nëse doni që parfumi të zgjasë më shumë, vëreni drejtpërdrejt në lëkurë. Vëreni parfumin në “pikat e nxehta” për shembull në pikat ku keni puls. Këto pika do ta ngrohin lëkurën, ndërsa parfumi do ta mbështjellë trupin tuaj sikurse mëndafsh. Si të përzgjidhet parfumi? Përzgjedhja e parfumit përfundimisht nuk është punë e lehtë, dukë pasur parasysh lloj-llojshmërinë e ofertës. Nuk janë të gjithë përbërësit të njëjtë e as nuk do të komunikojnë mirë me lëkurën tuaj dhe të sigurojnë aromën e cila do të jetë e këndshme. Provoni vetëm 2 ose 3 aroma në lëkurë në të njëjtën kohë, sepse më tepër do t’ju hutojnë dhe nuk do të jeni në gjendje të vendosni se cili është ai që ju përgjigjet… Lëreni parfumin që ta zhvillojë aromën e vet rreth 5 orë para se të merrni vendimin, sepse në këtë mënyrë do të keni mundësi të zbuloni notat themelore të aromës dhe shtrirjen e tij. Parfum i caktuar për pjesë të caktuar të ditës Gjatë ditës vini parfum të lehtë dhe të freskët, sepse ata janë më të mirët. Aromat e luleve, të frutave ose të limonit janë të përshtatshme gjatë ditës. Për mbrëmje mund të zgjidhni parfume më ekzotikë e të fortë. Ndërrojeni parfumin tuaj kohë pas kohe Nëse gjithmonë përdorni parfumin e njëjtë, hunda në fakt mund t’ju mësohet me të. Përpiquni që kohë pas kohe të ndërroni parfumin tuaj, që të mos mësoheni më të, sepse më nuk do të keni mundësi të përcaktoni forcën e tij. Burimi i lajmit: /rtvfan.net/
Anila
Anila
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 25
<b>Hobi</b> Hobi : basketbolli
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : elbasan
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/01/2012

Si të ruhet aroma e parfumit  Empty Re: Si të ruhet aroma e parfumit

Mon 9 Jan 2012 - 17:01
Me pelqn ky artikull.Thuhet se nje femer, dallon nga thonjte(mirembajtja e tyre) dhe nga parfumi qe ajo perdor.Madje ne France shkohet me tej.Klasi i zonjave percaktohet nga marka e parfumit qe ato perdorin.Nje parfum i lehte,joshes,ndjelles dhe jo i rende,e ben nje femer terheqese ne syte e te tjereve
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi