Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kosova Fashion Week 2010 Empty Kosova Fashion Week 2010

Tue 2 Mar 2010 - 15:09
Kosova Fashion Week 2010 F.0228111640597_mAgjencia e modës “Gecjan Group” dhe “RTV 21” në bashkëpunim dhe me mbështetjen e fuqishme të kompanisë “Ed Hardy” Balkan states, njofton se tashmë kanë filluar përgatitjet për projektin e radhës “Kosova Fashion Week 2010”.
Evenimenti më i rëndësishëm i vitit në fushën e modes në Kosovë, sërish sjell shfaqjen ekskluzive me kreacione e modele unike. “Kosova Fashion Week 2010” ka për qëllim të pasqyrojë vlerat e shtëpive të modës, kreatorëve, shkollave të modës, butikëve ekskluzive (këpucë, bizhuteri, çanta etj), salloneve të bukurisë dhe kreatorëve për fëmijë,
Java e modës në Kosovë do të fillojë me 24 mars e do të vazhdojë për 5 ditë me radhe, deri më 28 mars, në “Sheshin 21” në Prishtinë.
Prurjet e sivjetme nga shtëpitë e modës, kreatorët, butikët më ekskluzive, sallonet e bukurisë dhe kreatorët për fëmijë do të jenë kryefjala e netëve të “KFË `10”. Pjesëmarrësit do t’i kenë pesë ditë në dispozicion për të prezantuar denjësisht kreativitetin dhe produktin e tyre.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi