Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Juventini
Juventini
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 8638
<b>Hobi</b> Hobi : Sporti
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/10/2011

Berisha: Topi nuk duhej të sulmonte mazhorancën Empty Berisha: Topi nuk duhej të sulmonte mazhorancën

Thu 12 Jan 2012 - 14:05
Berisha: Topi nuk duhej të sulmonte mazhorancën F.0111222908850_m-150x150
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka garantuar se nuk do të jetë ai kandidati i PD-së për postin e presidentit, ndërsa ka thënë se presidenti i ri do të jetë vetëm kushtetues dhe se do të pranojë kandidaturat e opozitës.
Gjatë një interviste televizive, Berisha nuk ka kursyer akuzat ndaj presidentit aktual, Bamir Topi.

“Respektoj institucionin e presidentit. Por ai duhet të ishte negociator dhe nuk duhet të sulmonte mazhorancën. Presidenti përdori pushtetin për bllokim”, është shprehur kryeministri shqiptar, ndërsa transmeton BalkanWeb.

Ai foli edhe për arritjet e Shqipërisë në rrafshin ekonomik, duke theksuar se vendi i tij në vitin 2012 nuk do të përfshihet në krizë dhe do të mund të përballet me pasojat e saj. Berisha vlerësoi se vendi tejkaloi pritshmëritë gjatë vitit 2011, pavarësisht se partnerët e saj më të afërt u prekën nga kriza.

Duke vlerësuar zgjedhjet e 8 majit si transparente, kompetitive dhe si një test i fuqishëm i funksionimit të shtetit ligjor në ndikimin e zhvillimit ekonomik të vendit, Berisha tha se zgjedhjet nuk janë asnjëherë një vit i përshtatshëm për performancën qeveritare.

Berisha argumentoi rritjen e të ardhurave edhe me nivelin në rritje të TVSH-së, taksë kjo që tregon se në vitin 2011, sipas tij, u mblodhën 120 miliardë lekë nga 114 miliardë lekë në vitin 2010. Kreu i qeverisë tha se në rritjen e të ardhurave në buxhet rol ka luajtur edhe lufta ndaj evazionit fiskal.

Duke siguruar për një rritje ekonomike prej afër 4 % gjatë vitit 2011, kryeministri Berisha tha se në katër vitet e fundit de-fakto Shqipëria ka kryesuar rritjen ekonomike evropiane me rreth 18 %. Potencialet janë në disa sektorë si energjia, infrastruktura, apo turizmi. Kreu i Qeverisë gjithashtu siguroi se borxhi publik i vendit të tij nuk do të kalojë nivelin prej 60 %, ndërsa vlerësoi se Shqipëria ka koston më të ulët të shërbimit të borxhit se çdo vend tjetër.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi