Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lady Gaga akuzohet për rite satanike në një hotel Empty Lady Gaga akuzohet për rite satanike në një hotel

Thu 12 Jan 2012 - 17:05
Lady Gaga akuzohet për rite satanike në një hotel 50234LONDER - nuk është hera e parë që Lady Gaga akuzohet për rite të tilla satanike.

Më parë e kanë akuzuar se bën pjesë në sektin e Iluminati dhe se ka futur në tekstet e këngëve të saj mesazhe për nënndërgjegjjen.

Tani punonjësit e hotelit Intercontinental në Londër e akuzojnë për rite satanike, ku ka përdorur gjakun.

Sipas stafit të hotelit Lady Gaga pasi ka lënë suitën e saj në të pastrueset kanë gjetur një lëng të kuq i ngjashëm me gjakun në vaskën e banjës. Për punonjësit nuk ka dyshim që këngëtarja ka kryer aty një rit satanik duke u larë në gjak.

Pastruesja e cila ka dhënë lajmin deklaron se i është thënë që të heqë nga mendja këtë episod.

Punonjës të tjerë të hotelit tregohen më të kujdesshëm dhe thonë se nuk është e qartë, nëse lëngu i kuq ishte gjak apo nëse është përdorur për ndonjë kostum apo në skenografinë e koncertit të këngëtares.

Gjithsesi nuk është hera e parë që artistja akuzohet për sjelljet e saj ekstravagante.

Sipas disa gazetave, Lady Gaga thotë se është rimishërimi i një tezeje të vdekur, është e terrorizuar nga shpirtrat e këqinj dhe se përdor një skuadër ekspertësh të paranormales, që kontrollon në çdo dhomë të hotelit përpara se të vendosë të qëndrojë në të apo jo. Thuhet gjithashtu se ylli i muzikës pop ka shpenzuar 30 mijë sterlina për një makineri që tregon praninë e fantazmave.

(ar.si/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi