Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Algat dhe peshqit mëngjes i së ardhmes  Empty Algat dhe peshqit mëngjes i së ardhmes

Thu 12 Jan 2012 - 23:55
Një sondazh i kryer së fundmi tregon se njerëzit po i thonë lamtumirë mëngjesit anglez; jo më vezë e proshutë direkt pas zgjimit. Sipas sondazhit të kryer nga Kellog-s, mëngjesi klasik britanik me bazë veze, fasule, proshutë do të zëvendësohet nga ushqim me baze peshku. Evoluimi i shijeve vjen edhe si pasojë e rritjes së lëvizjeve të njerëzve të vende të ndryshme dhe provimit të ushqimeve të lehta dhe të shijshme. Duke udhëtuar shumë, njerëzit kanë arritur të zbulojnë shije të reja që i kanë pëlqyer. Ndaj edhe në shtëpi ata do të eksperimentojnë ushqimet e shijuara kryesisht në vende bregdetare apo vende të Lindjes së Largët. Kështu do të përdoren me shumë algat, peshqit etj. Sondazhi thotë se mëngjesi i të ardhmes do të shtojë ushqimet e ngrohta, pikante dhe të kripura, ashtu siç janë në Kinë. Ushqimi më i preferuar duket se do të jetë: qulli me gaforre. Mëngjesi i të ardhmes do të jetë ndryshe edhe për shkak të ruajtjes së shëndetit të gjithësecilit. Ekspertët këshillojnë reduktimin e produkteve me shumë proteina dhe përdorimin e ushqimeve të lehta, pjesë e të cilave duhet të jenë algat./tch/ Burimi i lajmit: /rtvfan.net/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi