Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shfaqje e UFO-ve, para një familje Empty Shfaqje e UFO-ve, para një familje

Sat 14 Jan 2012 - 0:25
Shfaqje e UFO-ve, para një familje Ufo-3-NOAAmberwood, 8 janar 2012, NOA- Ndoshta është shumë shpejt për tu shqetësuar për një pushtim nga alienët, por një njeri me emrin Kyle në Amerikë pretendon se ai dhe e shoqja e tij kanë parë një top të çuditshëm të zi i cili lëvizte në qiell, raportohet në rrjetin Mutual UFO Network.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, burri i cili nuk u identifikua tha në raportimin e tij se, “Gruaja ime, unë dhe djali sapo kishim dalë nga një pikë karburanti, por sapo dolëm në rrugë, vura re diçka të pazakontë në qiell, pashë një top të zi që rrinte pezull në qiell, dhe mu duk si UFO. Nga këndvështrimi im, ishte në të njëjtin drejtim me Hënën. Pyeta time shoqe, Çfarë është”. I tërhoqa vëmendjen dhe ajo tha, “Çfarë?”, duke më parë mua. Iu përgjigja, “Shiko atje lart, e shikon atë topin e zi?” dhe ajo mu përgjigj se e shikonte. Më tej shtova, “Çfarë është ajo, qëndron pezull në ajër”. U ktheva me qetësi që të merrja smartphonin nga kroskoti i makinës, por kur u ktheva pas, objekti ishte zhdukur. Pas kësaj ime shoqe e futi djalin tonë brenda...por unë qëndrova jashtë duke u përpjekur që ta gjeja atë. U rrotullova 360 gradë, por objekti nuk dukej askund. Duke u kthyer pashë një avion i cili dukej se kishte pas vete një parashutë që ndiqte të njëjtin drejtim me avionin, e vëzhgova sërish dhe ai u shfaq përpara meje, pastaj u zhduk befasisht”, raporton haysfreepress.com.
Në foto është pamja e raportuar nga një qytetar me emrin Kyle i cili jep këtë imazh për të treguar siç pretendon ai UFO-n e shfaqur si top i zi në qiell.

a.y/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi