Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Përdhunim në 'Big Brotherin' brazilian Empty Përdhunim në 'Big Brotherin' brazilian

Wed 18 Jan 2012 - 16:33
Policia e Rio de Zhaneiros konfirmoi ditën e martë se ka nisur hetimet ndaj banorit, duke i kërkuar prodhuesve të gjithë videon e plotë që çoi deri në kryerjen e aktit penal. Konkurrenti 31-vjeçar, Daniel Echaniz, shfaqet gjatë mbrëmjes duke pirë në shoqërinë e disa banorëve të tjerë. Më pas, ai shkëputet prej tyre dhe futet në dhomën e vajzave, ku një studente 23-vjeçare ishte shtrirë për të fjetur, pasi ishte dehur më parë. Ai futet në krevatin e saj, mbulohet me kuvertat dhe për shtatë minuta kamera regjistron lëvizje, ndërsa vajza duket e palëvizshme. E pyetur në mëngjes nga drejtuesit e emisionit, Monique Amin tregoi se nuk e kishte idenë se çfarë kishte ndodhur. Pasi u pyet për tre orë, ajo u lejua të largohej nga shtëpia e programit më popullor në Brazil, për t’u ekzaminuar nga ekspertët e përdhunimeve në polici. Ndërkohë, sipas televizionit më të madh në vend, “O Globo”, versionit brazilian të “Big Brother”, me patentë të “Endemol”, i është kërkuar eliminimi i menjëhershëm i Echaniz për t’u arrestuar ose është kërcënuar programi me ndërprerjen e tij. (da.xha/balkanWeb)
http://www.balkanweb.com/TV/index.php?id_categoria=40&id_ansalive=13609
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi