Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shkencëtarët afër parashikimit të tërmeteve Empty Shkencëtarët afër parashikimit të tërmeteve

Fri 20 Jan 2012 - 1:43
Shkencëtarët afër parashikimit të tërmeteve BretkostermetMundësia për të parashikuar tërmetet e cunamet mund të bëjë të mundur shpëtimin e miliona jetë njerëzish, por shkencëtarët nuk kanë gjetur akoma një mënyrë për t′i parashikuar shumë kohë, para se të ndodhin. Por kjo mund të ndryshojë së shpejti.

Një ekip i drejtuar nga fizikanti Raul Baragiola nga Univeristeti i Virxhinas ka demonstruar se nga shkërmoqja e gurëve përpara dhe gjatë një tërmeti prodhon ozon. Prania e molekulave të ozonit pranë sipërfaqes së tokës mund të shpjegojë shumë fenomene fizike, po ashtu si edhe sjellja e disa kafshëve.
"Ka të dhëna, që mund të jenë të vërteta, ose jo, se kafshët mund të parashikojnë një tërmet përpara se ai të ndodhë", thotë Raul Baragiola, profesor i fizikës inxhinierike në Universitetin e Virxhinias.

Lidhjet e sjelljeve të çuditshme të kafshëve përpara tërmeteve datojnë që në kohët e lashta, por paparashikueshmëria e tërmeteve së bashku me vështirësinë e simulimit të tyre në një laborator e ka bërë të vështirë vërtetimin e kësaj teze.

Një zhvillim pozitiv ishte ai i vitit 2009, kur biologu Rachel A. Grant nga Universiteti Britanik Open, ishte duke studiuar çiftëzimin në një koloni bretkosash në Itali, ndërkohë që një tërmet me magnitudë 6.3 godit veri-lindjen e Romës, më pak se 100 km larg nga vendi, ku Grant ishte duke bërë studimin.

Pesë ditë përpara lëkundjeve sizmike, pothuajse të gjithë meshkujt braktisën koloninë, gjë është anormale në sjelljen e tyre, sepse ishte fillimi i periudhës së çiftëzimit. Tre ditë përpara tërmetit procesi i çiftëzimit u ndörpre dhe në koloni nuk ndodhi asgjë edhe një javë pas rënies së tërmetit. "Zbulimet tona sugjerojnë se bretkosat janë në gjendje të parashikojnë lëkundjet sizmike, pasi para se ato të ndodhin, lëshohen disa gazra, që ndikojnë tek sjellja e brektosave, ndaj ato duhen përdorur si një sistem paralajmërimi ndaj tërmeteve," tha Grant për BBC, pak kohë pas ndodhi tërmeti.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi