Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vesa: Kosova është vendi im Empty Vesa: Kosova është vendi im

Tue 24 Jan 2012 - 19:22
Vesa: Kosova është vendi im F.0123095501497_mAngazhimi i saj në spektaklin për talentë, “X Factor”, ka bërë që këngëtarja kosovare, Vesa Luma, të zhvendoset në Tiranë, mirëpo përkundër se ndihet mirë atje, ajo pohon se vendi i saj është Kosova.

“Arsyeja përse kam vendosur të jetoj këtu në Shqipëri është puna dhe angazhimi im i madh në shoun televiziv ‘X Factor’. Rruga e shpeshtë Prishtinë- Tiranë është shumë e mundimshme, andaj më të arsyeshme e kam parë që për disa muaj të jetoj këtu. Ndërsa këtu sa herë që vij ndjehem shumë mirë, tashmë kam ndjenjën sikur të jem në shtëpinë time, apo edhe në vendin tim, sepse është këtu kam shumë miq dhe adhurues të cilët më përkrahin shumë”, ka thënë Vesa për Zëri.

E pyetur nëse do të mund të bëhej banore e përhershme e Shqipërisë, këngëtarja është përgjigjur: “Nuk kam menduar për këtë, edhe pse ka një muaj që unë tani jetoj këtu. Por nuk kam ardhur për të jetuar gjithnjë në Shqipëri, sepse vendi im është në Kosovë. Por Tirana më pëlqen dhe nuk do të ishte problem edhe nëse do jetoja këtu”.

Sa i përket jetës sentimentale, ajo ka thënë se nuk ka asgjë të re dhe se i është përkushtuar tërësisht punës në “X Factor” dhe në projektet e saj muzikore. Vesa është aktualisht duke xhiruar një videoklip të ri, i cili do të lansohet së shpejti. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi