Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

I shpëton ortekut (video) Empty I shpëton ortekut (video)

Wed 25 Jan 2012 - 18:25
I shpëton ortekut (video) 25_01_12_101332_imagesAmerikani John Swanson do t’i dojë në të ardhmen edhe më shumë shokët e tij, pasi ata e shpëtuan kur u mbulua nga një ortek, teksa lëvizte me një sajë me motor në malet Cascade Range të Washingtonit.

Operacionin shpëtimtar, e xhiroi me një kamerë që e kishte të vendosur në helmetë, miku i Johnit, Rick Jablinske, për të postuar pastaj pamjet në internet, nën titullin “Jeto për të treguar”(Live to tell).

Ky njeri, në fillim shihet duke përkrahur me zë, miqtë e tij teksa bënin gara me saja, pastaj bërtet për t’i paralajmëruar se një ortek po vjen drejt tyre, për ta hequr pastaj borën me duar, bashkë me të tjerët, nga trupi i mbuluar i John Swansonit.

Rick Jablinske dëgjohet t’ia kërkojë dikujt një lopatë, derisa i thotë shokut të tij diçka si: të kapëm, a je mirë?, ndërsa poshtë borës vie zëri i të ngujuarit Swanson që përgjigjet: mirë jam, më largoni nga këtu.

Swanson, pastaj i pari e ka komentuar shpëtimin e tij, poshtë videos së postuar, duke falënderuar miqtë e tij për nxjerrje të shpejtë nga bora që e kishte mbuluar.

(KosovaTimes)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi