Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mund te ndryshojme per dashurine? Empty Mund te ndryshojme per dashurine?

Fri 27 Jan 2012 - 19:37
Sa here kemi asistuar ne skena kur ajo ka qene e inatosur nga sjellja e tij e hutuar dhe pak prezent. Cfare duhet te bejme kur qendrimet ose anet e karakterit te partnerit minojne intergritetin e ciftit duke krijuar keqkuptime? Nje femer shpesh interpreton sjelljen e mungeses se tij si prove te pakundershtueshme te fundit te dashurise.Ndryshimet: Domosdoshmeri apo pamundesi?Koncepti i ndryshimit eshte zakonisht i lidhur me idene e permiresimit, te rese dhe rinovimit. Ndryshimi shpesh behet pjese e sferes se dashurise, por ne kete rast eshte e frikshme sepse presupozon disa sakrifica. Dashuria perfshin nje ndryshim te madh ne jeten tuaj, sepse per te qene mire me personin qe doni, duhet te arrini ne kompromis dhe te beni disa sakrifica. Duke u nisur qe nga fakti se dashuria nuk eshte nje detyrim por nje zgjedhje, eshte e rendesishme per te kuptuar kur ne nje marredhenie ndryshimi i partnerit eshte i nevojshem dhe kur eshte e pamundur. Kur flitet per te ndryshuar nje njeri duhet te bejme dallimin midis qendrimit dhe karakterit. Nje njeri mund te ndryshoje zakonet e tij, per shembull, por do te hasen shume veshtiresi nese perpiqeni te ndryshoni, me pak sukses, karakterin e tij/saj.

Zakonet e (keqia) te shendetshme

Zakoni sipas perkufizimit eshte disponimi i fituar gjate kohes fale eksperiences. Nese qendrimi i partnerit eshte shkak i pakenaqesise ne cift dhe eshte e diktuar nga shprehite, kjo eshte mire te mbahet shenim. Nje single ka nje jete krejtesisht ndryshe nga nje person tjeter qe duhet te marre parasysh dhe te kujdeset edhe per ate qe ka ne krah. Pra nese partneri nuk eshte “mesuar” me nje raport ne cift, duhet gradualisht te ndertoni nje te perditshme sebashku deri sa te mos krijoni zakone te reja dhe te perbashketa.

Karakteri
Nje individ formon karakterin e tij dhe indentitetin e tij sipas shfaqjes se natyres dhe eksperiences se tij me boten e jashtme. Karakteri eshte pjese e personalitetit qe ben unik cdo individ, dhe kur i kerkohet partnerit te ndryshoje per dashurine, imponohet nje ndryshim i detyruar dhe i rrezikshem, sepse heret apo vone natyra e vertete mund te shpertheje. Cifti kekron nje angazhim nga ana e te dyve dhe te zbusesh anet e karakterit nuk eshte nje utopi, por duhet te armatoseni me vendosshmeri dhe te jeni te kujdesshem te mos e teproni.

Do te ndryshoje per dashurine?
Mundesia qe nje njeri te ndryshoje per dashurine eshte reale, por vetem nese vertet ja vlen dhe nese deshira per ndryshim e ka origjinen ne shpirtin e atyre qe duan te ndryshojne. Nje femer nuk mund te pretendoje te ndryshoje nje mashkull, mund ta ndihmoni dhe ta ndiqni ne faza te ndryshme te ndryshimit qe ai zgedh per t’u angazhuar ne menyre krejtesisht spontane dhe jo te imponuar.

Cfare mund te ndryshojme per dashurine
Ka disa aspekte te partnerit qe mund te punohen, ndryshoni sjelljet qe ju bezdisin.

Look-u
Nese subjekti i grindjeve jane xhinset e tij te gjera dhe te vjetra, apo nje pale atlete jashte mode, nuk eshte asgje serioze, mjafton nje pasdite shopping per te dy per te zgjedhur gjera qe mund te bini dakord per shijet e te dyve.

Mbremjet e tij me miqte
Nese enderroni te kaloni mbremje romantike me ate, te perqafuar ne divan duke u betuar per dashuri te perjetshme, por mendimi yt shkaterrohet pikerisht nga vizioni i mashkullit tuaj qe pi birra me miqte e tij ne dhomen e ndenjes duke ndjekur nje ndeshje futbolli, mos beni skena kot. Pasi te kene ikur miqte (qe tashme jane dhe te tute), dialogoni dhe gjeni nje zgjidhje. Nje ose dy here ne jave takohuni me miqte, mbremjet e tjera do te jene te gjitha per ju.

Rremuja
Nese gjerat e tij jane vend e pa vend ne shtepi dhe jane shkaku i zenkave, mos e beni nje tragjedi. Nese ai eshte nje tip i crregullt dhe ju precise, perpiqu t’i transmetoni atij sensin e harmonise. Shpjegojini si te mesoje te doje rregullin dhe me kalimin e kohes ai do t’ju ndihmoje ne pastrimin e hapsires se perbashket.

Mos kerkoni qiqra ne hell
Nese partneri juaj ka pranuar te ndryshoje zakonet e tij per t’ju bere te lumtur dhe perpiqet te mbushe kerkesat tuaja, vleresoni sforcon dhe mos e ekzagjeroni me kerkesa te pamundura.

Te ndryshosh nje mashkull eshte e veshtire dhe e rrezikshme sepse eshte e rendesishme se ne cift cdokush ruan identitetin e vet pa u zhytur ne nje raport te semure. Nese ju vertet deshironi ta beni, pyesni veten nese e doni vertet apo vetem nga ideja false qe ju keni per ate. Qartesia do t’ju ndihmoje te kuptoni nese e doni per ate qe eshte apo me mire ta lini fare.(E.A/infoalbania)
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Mund te ndryshojme per dashurine? Empty Re: Mund te ndryshojme per dashurine?

Fri 27 Jan 2012 - 19:45
te gjith ndryshojn per dashuria,sepse dashuria s'mund te ndryshoj per ne...
Poeti
Poeti
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 825
<b>Hobi</b> Hobi : Dashuria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : usa
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/09/2011

Mund te ndryshojme per dashurine? Empty Re: Mund te ndryshojme per dashurine?

Fri 27 Jan 2012 - 21:03
Me shume se te ndryshojme...
Arian
Arian
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 2612
<b>Hobi</b> Hobi : Topi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne fole te djallit!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Mund te ndryshojme per dashurine? Empty Re: Mund te ndryshojme per dashurine?

Fri 27 Jan 2012 - 22:27
Asgje! Te mundohemi te te ndryshojme per hire te dashurise, i bie te pranojme sllaverine! Dhe, me e rendesishmja eshte se nese dikush pranon se ndryshon, mund dhe duhet te ndryshoje per hire te dashurise, atehere jane ne kundershtim me parimin e famshem se: njeriu dashurone ate qe i pelqen! Dhe jo ate qe eshte me i\e bukur, apo pranon te ndryshoje!
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

Mund te ndryshojme per dashurine? Empty Re: Mund te ndryshojme per dashurine?

Sun 29 Jan 2012 - 1:19
Personat nuk ndryshojne kurre dhe pse thone une do beje kete une do beje ate.
Une jam kjo dhe mjaft. Nqs me do pranom ashtu si jam, nqs jo atehere nuk jemi gjysma kompletuese e njeri tjetrit.
Nje person Mund te rritet por jo te ndryshoje, sepse Bazat e personit nuk ndryshojne mbeten po te njejtat .
Personalisht ne kete kamp personin qe kam perkrahe DUA TA PRANOJE ASHTU SI PERENDIA DO MA DHUROI, sepse Sigurite dhe Qenia e tije do i japi siguri qenies time , ai do jete baza ime , pikerisht per kete nuk kam deshire te ndryshoje personin , nqs ka dicka qe nuk jemi dakort eshte me mire ne keto raste Elasticitet !
Sponsored content

Mund te ndryshojme per dashurine? Empty Re: Mund te ndryshojme per dashurine?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi