Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Athinë, Teuta Arifi: Problemet nuk zgjidhen me djegie flamujsh Empty Athinë, Teuta Arifi: Problemet nuk zgjidhen me djegie flamujsh

Sat 28 Jan 2012 - 21:26
Athinë, Teuta Arifi: Problemet nuk zgjidhen me djegie flamujsh 50805ATHINË- “E buzëqeshur, zëvendëskryeministrja e qeverisë së Shkupit, zonja Teuta Arifi, në një takim që pati me homologun e saj, z. Theodoros Pangalos, të mërkurën në Athinë, u përpoq të thyejë akullin me palën greke, pas vendimit të fundit të gjykatës së Hagës dhe veprimeve provokative gjatë karnavaleve në Vevtsani”.

Kështu shkruan e përditshmja greke '"Protothema", e cila boton sot një intervistë të zëvendëskryeministres shqiptare në qeverinë e Gruevskit, menjëherë pas takimit të saj me homologun grek Teodoros Pangalos.

- Diskutimet me z. Pangalos ishin për çështjen e emrit?

Unë mendoj se ishte shumë e rëndësishme që ne u takuam për të diskutuar çështje të përgjithshme, lidhur me perspektivën evropiane të vendit tim, i cili është subjekt i përgjegjësive të mia, dhe ndjej se Greqia do ta mbështesë këtë përpjekje.

Megjithatë ekziston një ndryshim në cështjen e emrit, për zgjidhjen e të cilit, të dyja palët duhet të jenë konstruktive. Fakti që unë jam në Greqi, tregon se ne nga ana jonë kërkojmë një zgjidhje. Ajo që nevojitet është një intensifikim i kontakteve për të kapërcyer dallimet mes nesh.
- Për të njëjtat arsye i dorëzuat homologut tuaj grek një letër për Kryeministrin Papadhimos nga kryeministri Gruevski?

Natyrisht unë besoj se letra do të mbërrijë në duart e kryeministrit grek. Mendoj se është koha për të ndërtuar marrëdhëniet tona dypalëshe në një nivel pozitiv, që do të na çojë në tejkalimin e problemeve.

- A e ftuat zotin Pangalos për të vizituar Shkupin?

Absolutisht. Qoftë për një takim dypalësh, apo për një takim rajonal të planifikuar në Shkup. Unë mendoj se është koha, që pas disa viteve, një zyrtar i lartë i Greqisë të vizitojë Shkupin.

- Lidhur me djegien e fundit e flamurit grek në karnavalet e Vevtsanit.. A mendoni se duke djegur flamujt në Ballkan mund të zgjidhen problemet mes nesh?

Problemet nuk janë zgjidhur nga veprime të tilla, por me respektimin e simboleve të të gjitha vendeve të rajonit.

- Doni të dërgoni një mesazh për grekët?

Ne jemi fqinjë dhe popuj fqinjë. Ne duhet të gjejmë forcën për të kapërcyer atë që na ndan dhe të përqëndrohemi në atë që na bashkon, sic janë vlerat e përbashkëta në kuadër të BE-së dhe NATO-s. Thellimi i marrëdhënieve tona do të sjellë përfitime në jetën e përditshme të qytetarëve tanë dhe për komunikimin me njëri-tjetrin.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi