Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

BBA, largohet Bledi, zbulohet misioni i Enxhit Empty BBA, largohet Bledi, zbulohet misioni i Enxhit

Sun 7 Mar 2010 - 18:10
img src=Spektakli i se shtunes ka qene plot emocione. Surpriza te forta jane perjetuar brenda shtepise dhe nga publiku. Pas shume vitesh, i ati i Seldit, i ka shkruar nje leter, te cilen ia ka percjelle permes videomesazhit. Seldi eshte prekur nga letra, por nuk ka dashur te komentoje gje. Bledi eshte larguar nga shtepia, ndersa misioni i Enxhit eshte zbuluar.

Graciela replikon me Mirin

Pas daljes nga shtepia, Graciela ka mundur te ndjeke nga jashte jo vetem cfare ka ndodhur gjate kesaj jave ne “Big Brother”, por ka mesuar edhe se cfare kane thene per te pas kraheve. Gjate spektaklit, ajo ka replikuar me Jetmirin, me te cilin fillimisht kane pasur shume miqesi. Graciela i ka thene se ai s’do te kete kurre miqesi me te jashte shtepise, duke e quajtur “mashtrues te madh”. Ajo ka replikuar edhe me Olten, e cila ne klip ishte shprehur e kenaqur per eliminimin e Gracieles.


Zbulohet misioni i Enxhit

Per publikun, Enxhi ishte thjesht nje e infiltruar nga “Vellai i Madh”, per t’i dhene me shume dinamike ngjarjeve. Por nuk ka qene e njejta gje per banoret. Ndonese disa edhe kane dyshuar, ata e kane menduar qe ne fillim nje konkurrente te forte. E futur brenda shtepise me nje mision, Enxhi ka tensionuar dhe vene ne rrezik raportet mes cifteve. I pari qe eshte provokuar nga loja e saj, ka qene Seldi. Si pasoje e “nderhyrjes” se Enxhit, ai eshte ndare me Domeniken. Pas dy javesh qendrimi ne shtepi, “Vellai i Madh” ka vendosur qe te zbuloje misionin e Enxhit. Kete ka zgjedhur ta beje permes nje loje. Fillimisht eshte shfaqur nje interviste e sajuar me mamane e Enxhit, ku ajo shprehet e indinjuar per sjelljen, por edhe per veshjen e saj. Arbana lajmeron nga studio se nje tjeter loje, nje eliminim i dyfishte do te ndodhe ne shtepi. Tre te kandiduarve, Hakiut, Bledit dhe Jetmirit u kerkohet qe ne dhomen e rrefimit te thone dy emra vajzash qe duan te largojne nga shtepia. Pavaresisht emrave qe ata kane dhene ne dhomen e rrefimit, si e preferuar per te dale nga shtepia ka qene Enxhi. Permes nje klipi, banoret kane pare se Enxhi ka qene thjesht e infiltruar.


Prova e javes

Edhe kete radhe, banoret do te gezojne buxhet te plote. Te ndare ne dy grupe, ata kane bere nje koreografi te viteve ‘80, ndersa grupi tjeter ka bere nje sfilate mode. “Vellai i Madh” e ka quajtur te fituar proven e javes.


Seldi merr mesazhin e te atit

Seldi ka treguar brenda shtepise per marredhenien e tij me te atin. Prinderit e tij jane ndare qe kur ai ishte nje vjec dhe marredhenia e tyre ka qene e larget. Permes nje videomesazhi, i ati pas kaq shume kohesh, i ka lexuar nje leter. “Nuk e di se cfare efekti do te jape kjo leter, por shpresoj te jete pozitiv...Kam ardhur enkas ne Berat per te rijetuar edhe nje here ato kujtime, kur t’i ke qene i vogel. Eksperienca qe kam kaluar, edhe pse ka zgjatur vetem nje vit, ka qene e paharrueshme. Vitet me pas kane qene nje ferr...Une jam i lumtur per ate qe ke arritur. Jam pishman qe nuk kam qene me shume prezent ne jeten tende, se paku shpresoj te kem dhene keshillen e babait. Te uroj qe te dalesh fitues e te falenderoj qe me ben krenar”, shkruante mes te tjerash ne letren e tij. Seldi eshte shprehur se e ka falur dhe se ndoshta do te mund te takohen.


Debati me Valonin

Pasi Klodi ka lexuar letren dhe ka pranuar publikisht prirjet e tij seksuale, ne shtepi ka pasur diskutime te shumta per kete fakt. Situata ka degjeneruar deri ne debat, kur nje mbremje Valoni, pas nje diskutimi te Mirit me Enxhin dhe Aden ka thene se nuk i duron dot homoseksualet. Pervec debatit me Klodin, ai ka shkembyer fjale me Bledin, te cilat kane kaluar ne fyerje dhe kercenime. Te perballur me opinionistin Arian Konomi, Klodi ka thene se nuk ia ka sqaruar situaten Valonit, thjesht sepse kjo gje nuk i ka interesuar dhe nuk e ka ndier ta beje kete gje. Ndersa sa i perket debatit te Valonit me Bledin, ky i fundit ka thene se situata e tij me Valonin ishte e acaruar qe me pare. Miri, nga ana e tij, ka sqaruar se nuk ka pasur si qellim te nxise Valonin te hynte ne konflikt me Klodin, ka qene thjesht nje bisede.


Dashurite ne “Big Brother”



Permes nje klipi per publikun, por edhe per banoret, jane shfaqur caste intimiteti brenda shtepise. Perkedhelje dhe puthje mes Erjonit dhe Bertines, Rezartes e Jetmirit, momente romantike mes Seldit dhe Domenikes, por edhe momente pelqimi mes Bledit dhe Oltes. Bertina ka pranuar se “i ka hyre pak ne hak” Erjonit, por do te ndryshoje. Seldi eshte shprehur se vazhdon ta doje Domeniken, ndersa Rezarta eshte shprehur se nuk eshte ndjere mire gjate kohes qe Jetmiri rrinte gjate me Enxhin, por i ka besuar atij. “Une kam qene gjithe kohen i provokuar dhe i kam rezistuar me zor Enxhit. Por edhe nese ajo do kishte hyre para apo ne te njejten kohe me Rezin, situata ime emocionale nuk do te ndryshonte dhe koha do ta tregoje se cila eshte marredhenia ime me Rezin”, ka thene Jetmiri. Gjate javes, publiku ka pare nje afrimitet mes Bledit dhe Oltes. Permes nje gote vere, ai i ka shprehur asaj simpatine. Edhe ne lidhje me studion, Bledi ka pranuar se ndjen me shume se simpati per Olten, ndersa ajo ka thene “jemi shoke te mire”.


Eliminohet Bledi

Bledi ka qene banori i radhes qe ka lene shtepine e “Big Brother”. Publiku ka vendosur qe lojen ta vazhdoje Hakiu dhe Jetmiri. Dalja e Bledit eshte komentuar si e papritur, por kjo eshte shpjeguar me faktin se ai ka hyre vone ne shtepi.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi