Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Korcë, nëna i vdes teksa e lind, babai e dërgon foshnjën në jetimore Empty Korcë, nëna i vdes teksa e lind, babai e dërgon foshnjën në jetimore

Mon 30 Jan 2012 - 16:08
Korcë, nëna i vdes teksa e lind, babai e dërgon foshnjën në jetimore 50872KORCE-Nëna vdes pas lindjes, shkaqet ende nuk dihen, por drama vijon. Bebi mashkull që lindi Erjola Dinoshi do të dërgohet në jetimore pasi babai e braktisi për shkaqe ekonomike.
Lajmi konfirmohet per TvNews24 nga mjekët e maternitetit që pohojnë se babai, Fatos Dinoshi po përgatit dokumentat për jetimore.
Fatosi shprehet se gjendja ekonomike po shtyn të ndërmarrë këtë veprim, ndërsa i bën thirrje Avokatit të Popullit të ndihmojë në zbardhjen e vdekjes së bashkëshortes së tij.

Në një intervistë për Gazeta Shqiptare më 24 Janar, Fatos Dinoshi që aktualisht ka një djalë 3 vjecar nga bashkeshortja e ndjere, shprehet se mjekët janë fajtorë për vdekjen e bashkëshortes.

U ka ardhur ekspertiza e vdekjes së 22-vjeçares?
-Jo ,nuk bëhet fjalë fare. Deri tani nuk kemi asnjë përgjigje edhe pse e kemi kërkuar thuajse çdo ditë. Nga prokuroria na thonë që duhet të presim përgjigjen e analizave nga Tirana, ndërkohë që këto të fundit duhet të kishin ardhur brenda dy javësh. Po bëhet muaji e akoma nuk kanë ardhur. Po zvarriten, një zot e di pse...Por nuk do shumë mend për tu kuptuar, e vonojnë me qëllim fshehjen e së vërtëtës. Kjo është e sigurt, e ekspertizën nuk kanë për ta sjellë kurrë.
Përse thoni që po zvarriten?
-Por nuk vonohet ekspertiza kaq, ne nuk e kemi për herë të parë këtë gjë. Por janë ato ‘proçkat “ që bëhen, edhe zvarriten kështu. Ne jemi të bindur që vdekja e Erjolës erdhi nga pakujdesia e mjekëve të të Korçës. Çfare të bëjmë, jemi të varfër, por nuk do heshtim….
Më konkretisht, çfar u kanë thënë në prokurori?
- Prokuroria thotë,jemi në pritje të analizave nga Tirana. Ajo të tregojë nëse mjekët janë ose jo me faj, por edhe ata thonë që ka një vonesë. Eja dhe gjeje. Kaq të thonë, nuk të jep njeri shpjegime. Po është varfëria, se vetëm njerëzve të varfër u ndodhin gjëma të tilla,me të tillë mjekë.
Keni besim tek drejtësi?
-E kemi humbur besimin. Nuk kemi lekë të ndjekim ne ...ndaj bëjnë kështu këta. Dhe e dimë mirë fare, siç ka ndodhur e më parë me këta mjekë ashtu do ndodhë. Faji gjithmonë i mbetet të varfërit. Çfarë besim të kemi më ne të shkretët? Gjithçka është e qartë, dhe ripërsërisim vajzën na e vranë mjekët e maternitetit të Korçës, por drejtësi nuk ka. Drejtësia po fsheh të vërtetën.
Çfarë kërkoni në këto momente?
Përveçse drejtësi asgjë nuk duam, absolutisht jo. I kërkojmë ndihmë shtetit, policisë, prokurorisë, të bëjnë punën dhe të japin drejtësi…
Përse nuk e merni fëmijën nga spitali?
-Fëmija vijon të jetë rëndë. Mjekët gënjejnë, njëherë thonë mirë pastaj harrojnë, e thonë ka probleme serioze për jetën. Ta mbajë shteti. Unë e kam evlat dhe më dhëmb, por ku ta shpije një fëmijë të sëmurë? Nuk ka të ble ilaçe. Ata që më vdiqën nusen,le të mbajnë fëmijën. Vetëm nëse më garantojnë që fëmija nuk ka rrezik, atëherë e marr. Por kjo nuk ndodh, se ai ka probleme në kokë.
Kjo do të thotë që do e lini fëmijën?
-Patjetar, e thashë. Nuk shkoj më. Le të bëjnë çtë duan, ata janë mjekë që mashtrojnë. Vetëm nëse më garantojnë, në të kundërt , le ta çojnë atje ku janë të gjithë fëmijët në befotrof, unë nuk e marr.

Hetimet
Drejtues të policisë së Korçës kanë konfirmuar nisjen e hetimeve për bluzat e bardha të maternitetit lidhur me ngjarjen e rëndë të një dite më parë ku një nënë e re 22-vjeçare humbi jetën tragjikisht teksa po sillte në jetë foshnjën e saj të dytë të seksit të mashkull. Mësohet se nisja e hetimeve për "Mjekim të pakujdesshëm me pasojë vdekjen", filloi pas analizave dyditore që një grup mjekës specialistë nga Tirana ishin në maternitetin e qytetit të Korçës, ku ndërroi jetë 22-vjeçarja Erjola Dinoshi nga fshati Symizë i Libonikut. "Një grup hetimor nga drejtoria jonë kanë kryer të gjitha veprimet, kanë këqyrur kartelën, mjekimet e mjekëve por edhe diagnozën e përcaktuar si shkakun e vdekjes. Momentalisht po hetojmë në pistën e mjekimit të pakujdesshëm nga ana e bluzave të bardha të këtij spitali. Megjithatë ende jemi në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore e cila pritet të zbardhë dyshimet tona", - pohuan drejtues të policisë. Mësohet se nën hetim janë mjeku gjinekolog Niko Guralli, kolegu i tij reanimator dhe dy infermiere që asistuan në lindjen e nënës së re. Specialistët nga Tirana kanë verifikuar të gjitha procedurat për ngjarjen, që nga dokumentimi i ardhjes së saj me shqetësimet e lindjes, asistenca gjatë lindjes si dhe trajtimi i saj me medikamente. Para largimit, ata kanë zhvilluar një mbledhje të gjatë me mjekët e Korçës e drejtuesit e maternitetit. Ngjarja e rëndë ndodhi në janar ku pas lindjes (foshnja mbijetoi), 22-vjeçarja Erjola Dinoshi ndërroi jetë.

(d.b/BalkanWeb)
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Korcë, nëna i vdes teksa e lind, babai e dërgon foshnjën në jetimore Empty Re: Korcë, nëna i vdes teksa e lind, babai e dërgon foshnjën në jetimore

Mon 30 Jan 2012 - 16:11
o zot ndihmoje kete foshnje pasi humbi nenes e saj humbi dhe babain, jepi nje jete te lumtur kur te rritet
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Korcë, nëna i vdes teksa e lind, babai e dërgon foshnjën në jetimore Empty Re: Korcë, nëna i vdes teksa e lind, babai e dërgon foshnjën në jetimore

Mon 30 Jan 2012 - 16:19
Pupupu e ca te bej ku ta shpie,,nese behet une do doja te adoptoje nje femije,kam adoptuar femije Afrikan nga nje organizate ketu qe i dergoj nje shume evrosh per tu arsimuar,te veshura,te ngren etj,sa kam mundesin gjithmone..Pse mos adoptoj nje femije nga Shqiperia e ta rris do e beja me kenaqesi por sdi a lejohet kjo se as kam pyetur ne fakt sjam marr shume...
Poeti
Poeti
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 825
<b>Hobi</b> Hobi : Dashuria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : usa
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/09/2011

Korcë, nëna i vdes teksa e lind, babai e dërgon foshnjën në jetimore Empty Re: Korcë, nëna i vdes teksa e lind, babai e dërgon foshnjën në jetimore

Mon 30 Jan 2012 - 18:17
Sa i pa shpirt.......
Sponsored content

Korcë, nëna i vdes teksa e lind, babai e dërgon foshnjën në jetimore Empty Re: Korcë, nëna i vdes teksa e lind, babai e dërgon foshnjën në jetimore

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi