E dashura abuzonte me biznesmenin prej dy vitesh…
Tue 31 Jan 2012 - 3:35
Një biznesmen që është rrahur aq keq nga e dashura e tij, për pak sa nuk humbi krahun dhe tani do i nënshtrohet një operacioni plastik për shkak të plagëve të tmerrshme që ka marrë.
Britaniku 49 vjeçar, Ian McNicholl, vuajti dy vite abuzime nga duart e të dashurës së tij, Michelle Williamson.
Edhe pse vetëm 155 centimetër, ajo i kishte shkaktuar atij fraktura në kafkë, mollëza, hundë, dy brinjë të thyera dhe djegie të tmerrshme në krah nga hekuri i rrobave. Po ashtu ajo i kishte hedhur atij edhe zbardhues rrobash në sy.
Tani Williamson është në burg ku duhet të kalojë shtatë vite.
“Gjithçka nisi në vitin 2006, kur ajo më akuzoi se po e tradhtoja dhe më futi një grusht në fytyrë. Syri mu nxi,” thotë McNicholl.
Më pas ajo i kërkoi falje dhe ai e pranoi.
Por sulmet u bënë gjithmonë e më të këqija. Njëherë i hodhi dy tasa me ujë të nxehtë në prehër. Përpara se të arrestohej, ajo e kishte masakruar për shtatë orë rresht. Ajo e mbante nën kontroll duke i thënë se vëllezërit e saj do e vrisnin nëse e linte. I mori kontrollin mbi paratë dhe ia bëri rrush e kumbulla.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi