Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Njerezit “historikë” boteror e shqiptar qe 2011-a i mori me vete  Empty Njerezit “historikë” boteror e shqiptar qe 2011-a i mori me vete

Tue 31 Jan 2012 - 20:21
Njerezit “historikë” boteror e shqiptar qe 2011-a i mori me vete  ImagesNga Bin Laden e Steve Jobs, deri te Ramiz Alia e Sabri Godo: ja ata që për mirë ose për keq lanë gjurmë, por që u ndane nga jeta kete vitKy vit që po bëhemi gati të hedhim plotësisht prapa krahëve ishte shumë dinamik, teksa do të mbahet mend edhe për ndarjen nga jeta, në kushte natyrale ose jo, të disa njerëzve që në mënyrë direkte ose indirekte, për mirë ose për keq kanë lënë gjurmët e tyre në historinë e Shqipërisë dhe të botës. Ja se cilët ishin....
Më 2 maj, ekipi “Nevy Seal Team” vrau kreun e Al Kaedes, shkaktarin e sulmeve të 11 shtatorit 2001 në SHBA dhe një nga njerëzit më të kërkuar nga FBI në të gjithë botën, Osama bin Laden.
Më 5 tetor të këtij viti ndahet nga jeta në moshën 56-vjeçare Steve Jobs, themeluesi i “Apple”. Prej vitesh, Jobs vuante nga kanceri në pankreas. Ai do të mbahet mend gjatë për idetë e tij novatore dhe hovin e madh teknologjik që vetëm një mendje e ndritur si e tij mund të kishte.
Më 7 tetor, pas një sëmundjeje polmonare, pushon së rrahuri zemra e Ramiz Alias, udhëheqësi i fundit i Shqiperise socialiste, pas vdekjes së Enver Hoxhës. Alia ishte presidenti i parë i Shqiperise postkomuniste deri në vitin 1992. Ai mbart rendesi historike ne faktin qe ishte ne krye te shtetit ne kohen e nderrimit te sistemeve.
Më 20 tetor lideri libian Muamar Gadafi dhe djali i tij Muatasim u vranë pas një përleshjeje disa orë në qytetin Sirte. Koloneli u kap i gjallë në një bunker e më pas u vra nga një 18-vjeçar. Trupi i tij u mbajt në një dhomë frigoriferike për disa ditë e më pas u varros në mes të natës në një vend që mbahet sekret.
Më 30 nëntor peson arrest kardiak pretendenti për fronin mbretëror, Leka Zogu i Parë, i cili ishte shtruar në reanimacionin e Neurokirurgjisë në QSUT që prej datës 17 nëntor. Pasardhësi I Mbretit Zog ishte rikthyer për të jetuar përgjithmonë në Shqipëri me 28 qershor 2002, megjithëse në 1997-n kishte dështuar në referendumin e formës së regjimit, ndërkohë që në vitet e fundit s’çau dot në jetën politike shqiptare.
Më 3 dhjetor, Shqipëria humbi të ashtuquajturin “plak të urtë” të skenës politike shqiptare, themelues dhe lider i Partisë Republikane, por gjithashtu i njohur edhe shkrimtar. 82-vjeçari nuk mundi të fitojë betejën me një sëmundje në mushkëri, që e shqetësonte prej kohësh. Godo mbahet mend sidomos për kontributin e rëndësishëm që ka dhënë për zhvillimet politike në Kosovë, Maqedoni dhe trevat e tjera shqiptare.
Më 17 dhjetor u ndanë nga jeta dy liderë kontroversë. Në Çeki vdiq pas një sëmundjeje udhëheqësi i revolucionit të kadifenjtë, njeriu që rrëzoi komunizmin në Çekosllovaki, shkrimtari disident dhe me botëkuptim thellësisht demokratik Vaclav Havel. Ndërkohë që në Korenë e Veriut u nda nga jeta diktatori Kim Jong Il, udhëheqësi suprem i vendit, njeriu që e udhëhoqi për vite të tëra me dorë të hekurt shtetin komunist.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi