Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Denoncimi në Tiranë: Tentoi të më përdhunojë, donte të më bënte prostitutë në Itali Empty Denoncimi në Tiranë: Tentoi të më përdhunojë, donte të më bënte prostitutë në Itali

Wed 1 Feb 2012 - 17:50
Denoncimi në Tiranë: Tentoi të më përdhunojë, donte të më bënte prostitutë në Itali Viktime-dhune-femer-noaTiranë, 1 Shkurt 2012 NOA – Një denoncim për abuzim seksual dhe trafikim me qëllime shfrytëzimi për prostitucion është pranuar nga policia në Tiranë pasi një vajzë e mitur, rreth 16 vjeçe, kallëzoi penalisht atë qe e identifikon si abuzuesin e saj.

Në lidhje me denoncimin, mësohet se i dyshuari, K.L., me banim në Tiranë, është shpallur në kërkim, pasi nga e mitura pretendohet se ka konsumuar dy nene të Kodit Penal, raporton agjencia NOA.al.

Nga denoncimi që mësohet se ka bërë e mitura K.C, bëhet e ditur se i riu tashmë në kërkim, ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Për më tepër, i denoncuari ka pasur si qëllim trafikimin e vajzës nga periferia e kryeqytetit, duke dashur ta çojë për të punuar si prostitutë në Itali.

Jo vetëm në Tiranë por edhe në disa rrethe të tjera të vendit, raporton noa.al, ka një rishfaqje të rasteve të përpjekjeve për trafikim të femrave kryesisht atyre në moshë të mitur dhe nga zonat periferike.

Edhe pse lulëzimi i mishit të bardhë” ka pasur periudhën e saj në vitet ’90, edhe sot, po konstatohen tentativa të prostituimit të vajzave, kryesisht nga djem të cilët i krijojnë lidhjet me to përmes mashtrimit sentimental, në kuadrin e planit të tyre djallëzor për të fituar para me trupin e tyre.

e.t/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi