Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shpiket roboti survejues hi-tech, si roje burgu Empty Shpiket roboti survejues hi-tech, si roje burgu

Wed 1 Feb 2012 - 18:33
Shpiket roboti survejues hi-tech, si roje burgu 115Vjen nga Koreja e Jugut lajmi më i fundit i rëndësishëm në lidhje me eksperimentet robotikë. Ai ka lidhje me krijimin e një roje hi-tech, një projekt ky që do t’u shërbejë burgjeve të së ardhmes. Bëhet fjalë për robotin i cili do të shërbejë si roje burgu, do të ketë sy të mëdhenj, një buzëqeshje të bukur, por njëkohësisht do të jetë në gjendje edhe të flasë.

Një projekt i pazakontë ky, i cili mësohet se do të përdoret në burgjet e Pohang-ut, në juglindje të Seulit.

Qëllimi i krijimit të tyre do të jetë pikërisht gjenerimi i

një ndihme konkrete për rojet e burgut, duke shmangur punën e vështirë të tyre, sidomos ndërrimet gjatë natës.

Dhe në qoftë se eksperimenti në fjalë do të japë rezultate pozitive, këta robotë së shpejti do të rriten në numër, duke u vendosur edhe në burgjet e tjera të vendit.

Objektivi? Koreja e Jugut të arrijë Japoninë. Projekti është pjesë e investimit të madh që ky vend është duke ndërmarrë, me qëllimin e vetëm, kapërcimin e gjetjevee teknike dhe shkencore të arritura deri tani nga Japonia, rivalja e saj më e madhe.

e.t/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi