Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tiranë: Lind nëna 15-vjeçare Empty Tiranë: Lind nëna 15-vjeçare

Thu 2 Feb 2012 - 2:17
Ardhja në jetë e një bebeje në maternitet është ngjarja më e zakonshëme, por lindja e Aurorës e bëri atë të pazakontë. Ajo erdhi në jetë në maternitetin “Koço Glozheni” nga një nënë 15-vjeçare. Në familjen Kalaja tanimë është kapërcyer diskutimi i pranimit të martesës së parakohshme. Fëmijën askush nuk guxon ta konsiderojë të tillë. Përkundrazi, gjyshërit gjithashtu shumë të rinj në moshë, lindja e mbesës i ka lumturuar shumë. “Erdhi kjo ditë që u bëmë me mbesë dhe jam shumë shumë i kënaqur. Nuk jam absolutisht i penduar, pavarësisht moshës së re të nuses”, thotë Fatbardhi, gjyshi i saj. Edhe për gjyshen, Adrianën, “ky fëmijë ishte një bekim. Mbesa më ka rinuar për së dyti. Lashë punën për ta rritur dhe jam shumë e kënaqur që e kam dhe i dedikohem asaj”. Bebja Aurorë tanimë ka fituar vëmendjen e të gjithëve, edhe të Klajdit xhaxhait të saj 13-vjecar.

Për shumëkënd, prindërimi kaq i hershëm sa në rastin e Gëzimit dhe Enxhit mund të shkaktojë shumë telashe, por për një 17 dhe 15-vjeçar kjo nuk krijon asnjë pendesë.

“Jemi shumë të lumtur që e sollëm në jetë. Shtatzania nuk ishte e rastësishme, por e dëshiruar”, thonë të dy. (top-channel) /albeu.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi