Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sekreti i suksesit të Lady Gaga Empty Sekreti i suksesit të Lady Gaga

Thu 2 Feb 2012 - 2:36
Sekreti i suksesit të Lady Gaga Gaga-newyorkMe famën e saj, Lady Gaga është shndërruar në një prej personazheve me më shumë ndikim në botë.

Si arriti Gaga në këto maja? Gjithçka i detyrohet jogës dhe meditimit. Të paktën këtë deklaroi trajneri i saj personal, në një intervistë për një revistë rozë.

Tricia Donegan, një ish-atlete, e cila sot ka detyrën e trajneres personale të 25-vjeçares, e njohu Lady Gagën kur ajo ishte ende e panjohur dhe quhej Stefani Germanotta.

”Sot Gaga është një njeri shumë i veçantë, pasi përdor talentin e saj për ta bërë planetin një vend më të mirë për të gjithë dhe kjo vjen si rrjedhojë e mësimeve të jogës”, shprehej Donegan në intervistë.

Në të vërtetë, këngëtarja frekuenton një qendër joge disa herë në javë. Në këtë sallë popullore, për 90 minuta, ajo praktikon 26 ushtrime të ndryshme, në një ambient me temperaturë konstante prej 40 gradësh.

Një atmosferë e tillë shërben për të djersirë më shpejt, duke ndihmuar në pastrimin e trupit. Gaga nisi të ushtrohej në këtë formë të jogës duke nisur nga viti 2004, në New York. /albeu.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi