Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Dy vëllezër miliona nga prostitucioni, shfrytëzuan 20 femra Empty Dy vëllezër miliona nga prostitucioni, shfrytëzuan 20 femra

Thu 2 Feb 2012 - 9:32
Dy vëllezër miliona nga prostitucioni, shfrytëzuan 20 femra 33022_7TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka vënë nën akuzën e "pastrimit të produkteve të veprës penale" Aleksandër dhe Sokol Shehu.

Nën të njëjtën akuzë janë vënë dhe dy miqtë e tyre, Can Murataj dhe Fatos Zeka. Sipas prokurorisë, dy vëllezërit Shehu kanë përfituar miliona nga shfrytëzimi i femrave për prostitucion. Për të fshehur faktin se paratë i kanë fituar përmes aktivitetit kriminal, me ndihmën e dy të akuzuarve të tjerë, kanë ngritur kompani fiktive, kanë hapur llogari bankare, si dhe kanë nënshkruar kontrata po fiktive.

Të pandehurit Aleksandër Shehu dhe Sokol Shehu në bashkëpunim edhe me persona të tjerë me kombësi shqiptare dhe të huaj kanë kryer veprimtari të kundraligjshme në shtetin grek, ku të pandehurit Shehu kanë organizuar dhe drejtuar një organizatë kriminale, e cila kishte në përbërje rreth 20 shoferë (me kombësi greke dhe të huaj) dhe 20 prostituta (kryesisht të kombësisë së huaj ruse, ukrainase, rumune dhe shqiptare) dhe që merrej me shfrytëzim të prostitucionit.

Femrat me kombësi joshqiptare, të pandehurit Shehu i kontaktonin nëpërmjet një agjencie pune në shtetin e Rusisë.
(Shkrimi i plotë sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)
Dy vëllezër miliona nga prostitucioni, shfrytëzuan 20 femra Spacer
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi