Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mashkulli perballe nje femre vuan nga "budallalleku" i perkohshem  Empty Mashkulli perballe nje femre vuan nga "budallalleku" i perkohshem

Sat 4 Feb 2012 - 22:38
Mashkulli perballe nje femre vuan nga "budallalleku" i perkohshem  ImagesShpesh themi që meshkujt "për një moment bëhen budallenj" kur e shohin një femër shumë të bukur.Duket që tani ka edhe mbështetje shkencore për këtë.

Hulumtimet e reja tregojnë që madje edhe vetëm përmendja e emrit të femrës mund të ndikojë përkohësisht në punën e trurit të mashkullit.

Universiteti holandez Radboud ka kryer testet në 90 heteroseksualë të rinj meshkuj dhe femra. Detyra ka qenë që të lexojnë me zë fjalë të shkurtra nga goja e hulumtuesve. Kur u është kërkuar, ta bëjnë këtë në prani të femrave, meshkujt e kryenin detyrën më dobët.

Nga ana tjetër, kur kjo provë është bërë me femrat nuk ka pasur asnjë dallim. Udhëheqësi i hulumtimit, psikologu Johan Karremans thotë se "vetëm përmendja e femrave ishte e mjaftueshme për të reduktuar aftësitë konjutive të meshkujve".

Po ky kërkues në vitin 2009 ka kryer hulumtimin nga i cili doli përfundimi se mashkulli përballë një femre vuan nga "budallallëku" i përkohshëm. Shkencëtarët nuk kanë shpjegim për këtë dukuri, e as edhe për dallimin e dukshëm në mes reagimit të femrës dhe mashkullit kur përmendet gjinia e kundërt.

Ekziston teoria e cila thotë kështu: femrat për të tërhequr vëmendjen e gjinisë së kundërt mbështeten para së gjithash në pamje ndërsa meshkujt mbështeten në karakter dhe inteligjencë, prandaj sjellja e tyre në situatat e tilla përjeton ndryshime më të mëdha.

Megjithatë, duhet theksuar që mosha mesatare e të anketuarve ishte 21 vjeç, çka jep shpresë që meshkujt me kalimin e kohës do të sillen më me maturi.
Burimi:albeu.com
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi