Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Meshkujt i keqkuptojnë sinjalet e femrave Empty Meshkujt i keqkuptojnë sinjalet e femrave

Mon 6 Feb 2012 - 1:56
Për meshkujt është e domosdoshme të kenë vetëbesim, dhe këmbëngulja e tyre në vardisje është kushtëzuar edhe në aspektin evolutiv për të pushtuar sa më shumë femra dhe për të pasur sa më shumë pasardhës.Meshkujt të cilët pavarësisht refuzimeve vazhdojnë t’u vardisen dhe qasen femrave, me to kanë edhe më së shumti sukses, pohojnë shkencëtarët nga Universiteti Massachusetts.
Nëse mashkulli vlerëson që është simpatik për femrën, ai do të jetë edhe më këmbëngulës në vardisje, por meshkujt në rreth 50 për qind të rasteve e vlerësojnë gabimisht nëse i pëlqejnë femrës apo jo.“Duket që meshkujt janë të programuar që t’i lexojnë gabimisht sinjalet femërore”, ka thënë udhëheqësja e studimit, psikologja Carin Perilloux.
Njëlloj gabojnë të gjithë meshkujt, ka shpjeguar Carin, dhe sa më mirë të duket femra së cilës iu kanë afruar më shumë ka gjasa që meshkujt të gabojnë në leximin e sinjaleve të tyre. Prandaj është e dëshirueshme që mashkulli të ketë “lëkurë të trashë” dhe të mos e prekin refuzimet në përpjekjet për të pushtuar partneren e ardhshme.
Këto njohuri shkencëtarët i lidhin me faktin evolucionar që meshkujt gjithmonë gabojnë në gjykimin e tyre, por me qëllimin që të mbeten këmbëngulës për të pushtuar sa më shumë femra dhe për të pasur sa më shumë pasardhës.


Lexo me shume: Meshkujt i keqkuptojnë sinjalet e femrave | Sekrete Bukurie http://www.sekretebukurie.com/meshkujt-i-keqkuptojne-sinjalet-e-femrave/#ixzz1lYhwiS2E
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi