Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kur u bë ofendues “gishti i mesit”? Empty Kur u bë ofendues “gishti i mesit”?

Tue 7 Feb 2012 - 18:39
Kur u bë ofendues “gishti i mesit”? Mia-gishtiKëngëtarja britanike M.I.A ishte e ftuar në finalen e Superbowl-it. Gjatë këndimit ajo u tregoi gishtin e mesit fansave të shumtë që ndodheshin në stadiumin e mbushur plot e përplot. Gjesti detyroi organizatorët t’u kërkojnë ndjesë të gjithë spektatorëve të pranishëm në stadium dhe atyre që e panë nga ekran.

Por përvec kësaj, gjesti ka çelur një polemikë në Shtetet e Bashkuara dhe Britani, ku janë përfshirë gazetarë, këngëtarë e madje edhe historianë…të gjithë duke u munduar të argumentojnë se ku qendron “ofendimi” kur tregohet gishti i mesit.

Sipas antropologut Desdemond Morris, “gishti i mesit” është një ofendim mijëra-vjecar, që nuk ka lindur as në Nju Jork, as në Londër, por në Athinën e Lashtë. Morris thotë se “babai i gjestit ofendues” është filozofi i lashtë grek, Diogjeni i cili kur u pyet nga një grup vizitorësh se cfarë mendimi kishte për oratorin Demosteni, u tregoi gishtin e mesit të pranishmëve dhe u tha: Ja cfarë mendoj për të!

“Është njëri prej ofendimeve më të vjetra që i ka mbijetuar kohës”, thotë antropologu Morris.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi