Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ferrari “Kërcënon” Ndërtuesin E Limuzinës-Ferrari Empty Ferrari “Kërcënon” Ndërtuesin E Limuzinës-Ferrari

Fri 10 Feb 2012 - 20:14
Ferrari “Kërcënon” Ndërtuesin E Limuzinës-Ferrari Ferrari-noa-300x204Një anglez i apasionuar pas veturave, Dan Cawley, ka realizuar limuzinën më të shpejtë në mbarë botën, duke e nisur nga një Ferrari 360 Modena.

Aktualisht makina është e gjatë më shumë se 6 metër dhe mund të transportojë 20 persona.

Duke pasur parasysh se është realizuar dhe falë fibrave të karbonit, limuzina peshon vetëm 160 kg më shumë se ajo origjinalja.



Në këtë projekt, i cili u kushtoi 200 mijë euro, mori pjesë dhe Chris Wright, ekspert i McLaren.

E megjithatë kompania e Ferrarit me sa duket nuk e ka vlerësuar këtë realizim, që sipas tyre ka shfrytëzuar imazhin e kompanisë.

Aktualisht kompania e ka kërcënuar Cawley së do të hapë çështje gjyqësore në rast se të gjithë sistemet e Ferrarit nuk hiqen nga makina.

Megjithatë Cawley e kundërshton këtë akuzë, pasi sipas tij para se të fillonte realizmin e kësaj limuzine ai ishte këshilluar dhe me disa përfaqësues të Ferrarit që i dhanë lirinë për të krijuar diçka të tillë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi