Fotoja e vitit 2011
Sat 11 Feb 2012 - 14:23
Imazhi i mbërritur nga Jemeni, ku një grua vendase mban në prehër një të afërmin e saj të plagosur gjatë protestave kundër presidentit Abdullah Saleh, është shpallur “Foto e Vitit 2011”.Juria e “World Press Photo” vendosi unanimisht që edicionin e 55 të saj ta fitonte fotoja e fotografit spanjoll, Samuel Aranda e shkrepur më 15 tetor të 2011 në kryeqytetin e Jemenit Sanaa gjatë protestave anti-qeveritare. Aranda ishte i dërguari i New York Times në terren.“Fotoja paraqet kurajon e këtyre njerëzve që guxojnë të dalin në rrugë për të protestuar kundër regjimit duke rrezikuar gjithcka. Bëhet fjalë për një foto ikonë, një ndërthurje perfekte e elementit të vuajtjes dhe atij të dashurisë”, deklaroi presidenti i jurisë së WPP, Aidan Sullivan. /albeu.com/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi