Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Une... Isha... Jam!!! Empty Une... Isha... Jam!!!

Sun 12 Feb 2012 - 1:47
Njeriu jeton vetem, me shpresen se diku do te jete dikush qe do futet ne jeten e tij dhe do pershtatet ne te duke u bere pjese e domosdosshme e saj.
Njeriu jeton vetem duke pritur dike me deshiren per te jetuar i lumtur ne nje te ardhme qe eshte pjese e endrrave te tij te panjollosura.
Cdokush thote gjithmone se eshte i lumtur me ate cfare ka ne te tashmen e tij, por shpeshhere nuk eshte keshtu…Thelle brenda vetes te gjithe duam arritjen e asaj qe e quajme te paarritshme.

Thelle brenda vetes tone deshirojme te duam dike
...te na doje dikush
...te kemi nje buzeqeshje te dedikuar vetem per ne...
...te kemi nje lot te permalluar qe pikon vec per ne...
...te kemi nje nje dore qe zgjatet vec per ne...
...te kemi dy sy ku bota te duket ndryshe nga realiteti...
...te kemi nje zemer qe rreh vec per ne…
Thelle – thelle brenda secilit eshte nje deshire e cmendur per te qene i/e vecante per dike…

Thurim me kujdes endrra
mbajme te fshehura lloj-lloj emocionesh brenda vetes
bejme plane per “ditet e lumtura” deri sa njohim njeriun e gabuar…
dhe atehere kuptojme se scdo te thote zhgenjim...

Dhe i gjithe problemi nuk eshte tek “I gabuari”, por tek ne…
Atehere behemi pjese e “Botes ku jetojne te penduarit”
per ate cfare dhame
per cfare thame
per ate cfare dedikuam
per ate cfare enderruam...

Atehere te gjitha castet, te bukura apo te shemtuara qofshin ato i sjellim ndermend si kujtime, te cilat na vrasin dalengadale….

Madje edhe jeten tone te dikurshme e kujtojme me nostalgji
humbasim besimin ne ato qe kemi
ne ato qe japim
ne ato qe duam te marrim…

Kur ne te vertete duhet te besojme se tani, jemi me te gatshem per te jetuar
Me te “mesuar” nga ngarjet
Duhet te besojme se e ardhmja eshte gjithmone me e bukur se e shkuara
Dhe se asgjeje nuk i vjen fundi thjeshte nga nje lendim…
________________________________________________

Asnjehere nuk i dihet se cili eshte fundi.
Ky apo ai tjetri?
Ai tjetri apo tjetri, tjetri?
Sepse ne momentin qe te duket si fundi, ja arrin ta kapercesh pengesen.
Behesh njesh me forcen dhe nuk pyet se sa do te dhembe rrezimi i atij muri qe ke ngritur rreth vetes.
Nuk pyet se sa do te te kushtoje.
Cuditerisht arrin te zbulosh nga vetja jote forcen tende te fshehur.
Ate qe gjendet atje, ne ate vendin e sigurte dhe eshte gati te dale ne momentin qe ti ke me shume nevoje.

Eshte ai momenti kur pyetje te tilla si keto marrin pergjigje.
Te kane rrezuar deshtimet?
Te kane gerricur pa meshire zgjenjimet?
........................................................

Pikerisht ne ate moment kur mendon se eshte fundi gjen besimin brenda teje.
Pyetjet nuk jane me retorike, ato e marrin nje pergjigje.
Po, jam rrezuar!
Po, jam gerricur!
Por as qe nuk dua t'ia di!
Une mundem!
Une mundem t'ia dal mbane!
Ajo qe me duhet eshte nje grimce besim qe kishte e humbur.
Me ne fund e gjeta, ketu, thelle brenda vetes sime.
Une mundem!!!
Sepse une jam dhe do te jem i/e forte.
_____________________________________________________

Do te mbledh copezat e mia te shpendara kujtimeve.
Do shtrengoj fort ato pak endrra qe me kane ngelur.
Do te rendis deshirat diteve te reja.
Do te hedh hapa te sigurte drejt ures se krisur te shpreses.
Do te filloj te shpresoj.
Do te filloj te thurr planet per neser.
Do fillon te besoj ne NESER...
Do e nis duke besuar ne "UNE"....

~~~~~~Pershendetje~~~~~~~

Une jam ai/ajo qe lexuat me lart.
Kam rene, jam rrezuar dhe vrare shume here nga jeta.

Kam kerkuar pak dashuri dhe miresi.
Kam gjetur vetmi dhe lot.
Kam kerkuar pak besim dhe te verteta.
Kam gjetur zhgenjime dhe genjeshtra.
Kam kerkuar shume dhe pak...
Nuk mora asgje.

Faleminderit Bote!
Kam ndryshuar....Veteveten te paren!!!


Tani nuk kerkoj me me deshperim dashurine.
Tani nuk kerkoj me te ndryshoj bota rreth meje.
Tani ndryshova une o Bote.
Nuk me tremb me.
Kam endrra dhe deshira.
Kam nje shpirt te pasur me shume dashuri, shprese, optimizem dhe force.

Me buzeqeshjen veshur, me endrrat shtrenguar ne gji...po vij te te pushtoj o Bote.
Behu gati! Tani Jam Ndryshe!

-------------------------------------------------------------------------------------------
Jon Crusoe - I Have A Dream (Chillout mix)

E askujt
E askujt
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1473
<b>Hobi</b> Hobi : volejboll , psikologjia , romanet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne endrrat e tua...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/12/2011

Une... Isha... Jam!!! Empty Re: Une... Isha... Jam!!!

Sun 12 Feb 2012 - 14:47
fantastike !!!
bravo ana nese e ke shkruajtur vet
ja vlen ti lexoj kushdo...sepse te gjith jemi ndjer te pa shprs te pakten 1 her ne jet !!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi