Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lind femër, ndryshon seks dhe në moshën 30-vjeçare lind djalë Empty Lind femër, ndryshon seks dhe në moshën 30-vjeçare lind djalë

Mon 13 Feb 2012 - 1:45
Lind femër, ndryshon seks dhe në moshën 30-vjeçare lind djalë Trans-lindje-noaLondër, 13 Shkurt 2012, NOA - Një mashkull, që ka lindur në femër por më pas ka ndryshuar seks, ka lindur një djalë dhe mund të cilësohet si lindja e parë e këtij lloji që ka ndodhur në Britaninë e Madhe.

Personi në fjalë, një 30 vjeçar, ka lindur vitin e kaluar pas një trajtimi hormonal që ka riaktivizuar funksionimin e mitrës, e cila nuk ishte hequr gjatë ndërhyrjes për ndryshimin e seksit.

Lajmi është bërë i ditur vetëm këtë fundjavë, nga e përditshmja britanike “Daily Mail”.

Joanna Darrell, pjesëtare e grupit mbështetës ndaj "Transgender Beaumont Society", ka shpjeguar se personi që i përket këtij rasti është informuar mbi mundësinë për të mbajtur mitrën gjatë operacionit për ndryshimin e seksit.

Rreth 6 muaj më parë ai ishte shfaqur sërish në këtë qendër duke i falënderuar të gjithë dhe duke u bërë të ditur se tashmë kishte një fëmijë.

Sipas mjekëve britanikë, me shumë mundësi kemi të bëjmë me një lindje cezariane dhe siç raportohet për agjencinë e lajmeve NOA.al, kemi të bëjmë me rastin e tretë të këtij lloji në mbarë botën.

r.b/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi