Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kennedy nuk më puthi kurrë, por nuk ishte vetëm seks Empty Kennedy nuk më puthi kurrë, por nuk ishte vetëm seks

Tue 14 Feb 2012 - 13:40
Autorja e librit “Once Upon a Secret: My Affair with John F Kennedy”; Mimi Alford; tregon në një intervistë ekskluzive për portalin italian “Io donna” për 18 muajt si stazhiere në Shtëpinë e Bardhë dhe marrëdhënien e fshehtë me presidentin Kennedy. “Është e vërtetë, nuk më puthi kurrë, por më shikonte gjithmonë në sy.”- shpjegon Alford.Zonja Alford, duke iu referuar librit tuaj, ju shkruani se “E dija mirë rolin tim në Shtëpinë e brdhë dhe e interpretoja mirë atë. Isha e gatshme të bëja atë që i pëlqente presidentit.” Kjo do të thotë se pranuat të shkonit në shtrat me presidentin për hir të punës suaj në Shtëpinë e Bardhë?Jo, por nëse mendojmë faktin që isha vetëm 19 vjeç mund të them se e konsideroja edhe si detyrë. Në atë kohë ishim edukuar të mos i kundërshtonim të rriturit, duhet të kishim respekt për autoritetet dhe tu bindeshim atyre.

Kjo do të thotë se nuk kishit mundësi ta shmangnit?
Nuk jam ndjerë kurrë e detyruar. Askush nuk abuzoi me mua.

As herën e parë, kur presidenti iu ‘vodhi’ virgjërinë?
Nuk e përjetova si një përdhunim, isha kaq e re... Pastaj më tërhiqte fakti që isha kaq pranë pushtetit. Më mjaftonte vetëm fakti që ai burrë i bukur dhe i pushtetshëm më donte mua.

Kur morët vesh se nuk ishit e vetmja, më të cilat argëtohej presidenti, u ndjetë xheloze?
U bëra shumë xheloze kur mësova se femra të tjera, si Helen Chavchavadze apo Pinchot Meyet kishin qenë të dashurat e tij dhe ishin bërë të njohura, ndërsa unë isha e padukshme.

Nuk keni menduar ndonjëherë se jeni përdorur si një ‘lodër seksi’?
Jo nuk e kam menduar kurrë. Mendoja se isha speciale.

Ju ka respektuar presidenti Kennedy?
Po presidenti më respektonte… "

Edhe kur ju kërkonte të kishit marrëdhënie me shokun e tij më të mirë David Powers apo me vëllain e tij Ted, ndjeheshit e respektuar?
Jo në këto raste, do të thosha se nuk më ka respektuar.

Në 18 muaj, presidenti nuk ju ka puthur kurrë. Si e përjetuat këtë fakt?
Ne nuk kishim një marrëdhënie të vërtetë dhe romantike. Ishte një marrëdhënie seksuale, intime. Nuk kisha krijuar iluzione. Por kur kryenim marrëdhënie më shikonte në sy. Dukje si një djalë i vogël pavarësisht se ishte 45 vjeç.

Jeni penduar ndonjëherë për të kaluarën?
Nuk jam ndjerë asnjëherë fajtore. Tashmë që e bëra publike klëtë histori jam më e lirë dhe bëj një jetë normale.

(pershtati Erjola Nurcelli/BalkanWeb)
Kennedy nuk më puthi kurrë, por nuk ishte vetëm seks Spacer
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi