Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Presidenti Eisenhower, tre takimet me alienët Empty Presidenti Eisenhower, tre takimet me alienët

Tue 14 Feb 2012 - 17:45
Presidenti Eisenhower, tre takimet me alienët EisenhowerpresidentiiiIsh-Presidenti i SHBA-ve, Dwight D.Eisenhower, pati tre takime sekrete me alienët, pretendon një zyrtar që shërbeu si këshilltar i tij përgjatë dy mandateve, në vitet 1953-61.

Presidenti i 34 në historinë amerikane u takua me jashtëtokësorët në një bazë ajrore të largët në Nju Meksiko në vitin 1954, zbulon Timothy Good, në një libër që rrëfen “sekretin e madh”.

Sipas tij, Presidenti dhe zyrtarët e FBI-së organizuan takimin me krijesat e përparuara, nëpërmjet dërgimit të mesazheve telepatike.

Ndonëse dëshmitarët ishin të shumtë, sipas Good ata u betuan të ruanin sekretin shtetëror dhe ndikimi i CIA-s dhe FBI-së ka ndihmuar në mosdaljen e së vërtetë në dritë.

Më pas, kanë ndodhur edhe dy takime të tjera midis Presidentit dhe alienëve, pretendon Good, një ish-këshilltar i Kongresit dhe Pentagonit.

Duke folur në një program të BBC-së, ai pretendoi se “qeveritë e ndryshme nëpër botë dhe njerëz të shumtë kanë vendosur kontakte formale apo informale me jashtëtokësorët”.

Eisenhower, një gjeneral gjatë Luftës së Dytë Botërore, është i njohur për pikëpamjet e tij liberale mbi ekzistencën e formave të tjera të jetës në galaksi.

Megjithatë, Good pranoi se nuk është në dijeni të përmbajtjes së bisedave midis Uashingtonit zyrtar dhe “ambasadorëve” alienë.

Ai përfundoi intervistën e tij duke shprehur habinë përse e vërteta e ekzistencës së alienëve vazhdon të konsiderohet si një sekret i madh, kur me miliona persona tashmë kanë parë ose kanë patur persona me ta, duke konfirmuar njëkohësisht edhe synimet paqësore të jashtëtokësorëve.
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Presidenti Eisenhower, tre takimet me alienët Empty Re: Presidenti Eisenhower, tre takimet me alienët

Tue 14 Feb 2012 - 18:18
se mos ka qene ndonje aliene dhhe kane patur maredhenie te fshehta, cja fusin kot
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Presidenti Eisenhower, tre takimet me alienët Empty Re: Presidenti Eisenhower, tre takimet me alienët

Tue 14 Feb 2012 - 18:31
Ti besojm kesaj cka thuhet?!! Presidenti Eisenhower, tre takimet me alienët 2585209286

Si nuk ka bo i foto te le deshmi se eshte takuar me alienet ky... Presidenti Eisenhower, tre takimet me alienët 721253
Sponsored content

Presidenti Eisenhower, tre takimet me alienët Empty Re: Presidenti Eisenhower, tre takimet me alienët

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi